E Martë, 3 Nëntor 2026

AZHBR fton fermerët: Kredia e butë, e disponueshme pranë bankave me kushte të lehtësuara

TIRANË, 1 prill /ATSH/ Fermerët dhe sipërmarrësit mund të përfitojnë për të investuar në bujqësi, nga kredia e butë, që tashmë është e disponueshme pranë bankave të nivelit të dytë, me kushte lehtësuese.

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural bëri të ditur se, programi i kredisë së butë synon të mbështesë prodhimin bujqësor dhe blegtoral, mekanizimin dhe teknologjinë, agropërpunimin, infrastrukturën agroturistike.

Kredia ofrohet deri në 25 milionë lekë, me një normë interesi deri në 3.5%. Me miratimin e Garancisë Sovrane nga qeveria shqiptare, gjatë gjysmës së dytë të vitit, norma e interesit ulet në 2%.

Ndërsa garancia sovrane mbulon deri në 70% të kolateralit, duke lehtësuar aksesin në financim.

AZHBR njofton se, është në dispozicion të fermerëve dhe të interesuarve, për t’i dhënë asistencë dhe informacionin e nevojshëm për të aplikuar në programin për kredi me interesa të ulëta.

AZHBR thekson se programi i financimit për SME-të dhe sektorin e bujqësisë është një program i ri kreditimi me vlerë totale prej 25 miliardë lekësh, i cili është i financuar nga Banka e Shqipërisë dhe synon të mbështesë SME-të dhe sektorin e bujqësisë me kredi me norma preferenciale interesi.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›