Ambasadorët e Rinj Evropianë në Vlorë, inkurajim të rinjve për të votuar

TIRANË, 1 prill /ATSH/ Ambasadorët e Rinj Evropianë ishin sot në Vlorë ku u takuan me të rinjtë vlonjatë për një bisedë të hapur, mbi rëndësinë e votës dhe si mund të motivojnë njëri-tjetrin për të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 majit.
Ata shkëmbyen ide për mënyra konkrete se si mund të përfshihen: nga postimet në rrjete sociale, tek bisedat me shoqërinë dhe nismat kreative që mund të nxisin më shumë pjesëmarrje. Ambasadorët e Rinj Evropianë do të vijojnë takimet dhe ndalesa tjetër është Rrësheni.Ambasadorët e Rinj Evropianë është një nismë jopolitike dhe aktiviste e themeluar në vitin 2020 si pjesë e Programit Rajonal të Komunikimit të BE-së për Ballkanin Perëndimor.
Me prejardhje të ndryshme, të rinjtë ndajnë një vizion të përbashkët, të bashkuar në diversitet, duke promovuar aktivizmin brenda komuniteteve të tyre vendore, duke ndjekur projekte kreative dhe gjithmonë të nxitur nga ideja se aktivizmi te të rinjtë është forca më e fuqishme e ndryshimit shoqëror. /j.p/
1 nga 3