Abas: Irani të mos ndërhyjë në çështje të brendshme
Jerusalem-Presidenti i Autoritetit palestinez, Mahmud Abas, i bëri thirrje sot Iranit, një aleat i lëvizjes Hamas që kontrollon Rripin e Gazës, t'u japë fund ndërhyrjeve në punët e brendshme të palestinezëve. "I dërgojmë një mesazh Iranit: mjaft ndërhytë në punët tona të brendshme", deklaroi Abas në një konferencë të përbashkët shtypi në Ramallah me sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, e cila po zhvillon vizitën e saj të parë zyrtare në Lindjen e Mesme. Irani "ndërhyn vetëm për të thelluar përçarjen mes palestinezëve", shtoi ai.
Teherani organizoi sot një konferencë dy-ditore në Gazame pjesëmarrjen e udhëheqësve të Hamasit dhe përfaqësues të vendeve të rajonit dhe delegacione afrikanojugore dhe nigeriane.
Teherani organizoi sot një konferencë dy-ditore në Gazame pjesëmarrjen e udhëheqësve të Hamasit dhe përfaqësues të vendeve të rajonit dhe delegacione afrikanojugore dhe nigeriane.