E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza, PS: Asnjë masë

Tiranë-Deputeti socialiste Andi Harasani theksoi sot se qeveria është e paaftë për të përballuar rënien ekonomik. Sipas tij, eksportet gjatë janarit ranë me 11.6 %. Ai ka radhitur disa faktorë, sipas të cilave vendi është në krizë, si zhvlerësim i monedhës vendase, rënia e kreditimit, ose e rritja e interesit nga ana e bankave për kreditë në lekë, etj.

“Qeveria shqiptare jo vetëm që nuk merr asnjë masë për të përballuar këtë krizë e cila po troket çdo ditë e më fort, por përkundrazi sulmon në mënyrën më të paprinciptë Bankën Botërore dhe institucionet e tjera të respektuara financiare. Dhe në pushim të këtyre sulmeve, shpërdoron me mendjelehtësi paratë e taksapaguesve, duke mbushur ekranet e televizioneve private dhe shtetërore me reklama qesharake”-tha Harasani.

Ai theksoi se Ministria e Ekonomisë, pasi futi në kolaps të plotë sektorin energjetik, pasi la për mbi dy vjet të gjithë Shqipërinë në terr të plotë, pasi futi KESH në situatën më të rëndë financiare të 18 –viteve të fundit, mburret pasi ka importuar në një vit 4.5 herë më shumë se në 2003 dhe 2004 së bashku.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›