Austri, arrestohen 174 persona për trafik droge
Vjenë-Policia austriake ka shkatërruar një rrjet të gjerë ndërkombëtar të trafikut të drogës ku u arrestuan 174 persona, 145 prej të cilëve në Austri dhe 150 kilogramë heroinë dhe kokainë që arrinte vlerën e 15 milionë eurove, bëri të ditur sot policia austriake rajonale dhe federale në Vjenë. Hetimi që po vazhdon që prej tre vitesh me emrin e koduar "Operacioni Leopold" u ndërmor nga policia austriake në bashkëpunim me atë të Gjermanisë, Holandës, Hungarisë, Zvicrës, Norvegjisë, Britanisë së Madhe, Francës, Turqisë, SHBA-së, Venezuelës, Perusë dhe Afrikës së Jugut'', theksoi zëdhënësi i policisë gjyqësore federale, Erich Zwettler.
Trafiku u organizua duke u nisur nga Austria. Transportuesit vinin nga Gjermania, SHBA-ja ose nga Amerika e Jugut, por veçanërisht furnizoheshin në tregun e drogës në Amsterdam dhe e transportonin atë drejt tregjeve të Austrisë me veturat e lokalitetit.
''Nga 117 kilogramë drogë e sekuestruar, 80 kilogramë ishte heroinë'', sipas Zwettler i cili theksoi se mes 174 personave të arrestuar 145 ishin austriakë, 80 prej të cilëve trafikantë dhe 24 transportues. Rreth 29 persona të tjerë u arrestuan në Gjermani, Zvicër, Peru dhe Hungari.