Sot, 8 vjet nga marrëveshja e Ohrit
Marrëveshja e Ohrit, që për shumicën ishte një dokument me të cilin u kthye paqja në Maqedoni, iu dha fund konfliktit të vitit 2001, u mbyll çështja shqiptare dhe u vendos korniza për bashkëjetesë ndëretnike dhe perspektivë euroatlantike të Maqedonisët. Për të tjerët, ndërkaq, është një dokument i tejkaluar, të cilit i nevojitet ripërcaktim apo ndërrim i tërësishëm me marrëveshje të re ndërmjet maqedonasve dhe shqiptarëve.
Plot tetë vite më pas, Marrëveshja e Ohrit gëzon edhe më tej mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar dhe të një pjese të madhe të partive të bllokut politik shqiptar dhe atij maqedonas, si kornizë e vetme për zhvillim të shtetit. BE-ja dhe SHBA-ja, si garantues të saj, sipas pohimeve të përfaqësuesve të tyre në Maqedoni, mbesin me mbështetje të fuqishme dhe mendojnë se nuk ka nevojë për ridefinim të saj, por tregojnë se është i domosdoshëm zbatimi i saj konsekuent. "BE-ja vazhdon ta mbështesë implementimin e Marrëveshjes kornizë të Ohrit, si instrumenti më i mirë për mbështetje të stabilitetit dhe karakterit shumëetnik të shtetit", thotë ambasadori i BE-së në Shkup Ervan Fuerre, duke shtuar se bëhet fjalë për proces të vazhdueshëm, i cili duhet të reflektohet në procesin e marrjes së vendimeve, në institucionet publike dhe në procesin arsimor. Fuere mendon se nuk ka nevojë për marrëveshje të re kornizë. Thotë se ka dobësi në implementimin e saj dhe se është në interes të të gjitha bashkësive etnike në Maqedoni të fokusohen në zbatimin e saj të tërësishëm. "Marrëveshja e Ohrit është kornizë, sipas së cilës shteti dhe qytetarët duhet të punojnë në mënyrë që të arrihet jetë më e mirë dhe zhvillim në Maqedoni, dhe SHBA-ja tërësisht e mbështet implementimin e saj", thotë ambasadori amerikan, Filip Riker. Dy diplomatët mendojnë se fokusi në të ardhmen duhet të vihet në çështjet e parapara me marrëveshje, të cilat ende nuk janë përfunduar plotësisht, siç është decentralizimi, integrimi i bashkësive të tjera në sistemin arsimues dhe posaçërisht Ligji për gjuhët. Edhe zëvendëskryeministri i angazhuar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Abdylaqim Ademi, me rastin e tetëvjetorit të nënshkrimit të saj, mendon se nuk ka nevojë për Marrëveshje të re kornizë, por përkundrazi, të gjithë duhet ta mbështesin zbatimin e kësaj që ekziston, e cila i dha fund një konflikti të brendshëm, e cila ka garanci ndërkombëtare dhe i hapi rrugën vendit për anëtarësim në NATO dhe BE.
Pohimet e PDSH-së, e cila është njëra nga nënshkrueset e marrëveshjes, se ajo është e tejkaluar dhe Maqedonisë i nevojitet përcaktim i ri i marrëdhënieve ndërmjet maqedonasve dhe shqiptarëve, për Ademin janë të pabaza dhe përpjekje për grumbullim të pikëve politike.