E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama këngë për fushatë

Tiranë -Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, prezantoi sot në një mënyrë krejt të veçantë ambientet e selisë rozë këngën e re të fushatës elektorale të zgjedhjeve parlamentare 2009 me titullin “Çohu”. Rama se bashku me djemtë e grupit të njohur West Side Family ka bërë prezantimin e kësaj vije melodike që do të shoqërojë gjithë fushatën e PS.

Kënga është realizuar në bashkëpunim me grupin Ëest Side Family. Përpara mediave të pranishme u bë edhe lançimi i saj, ku u luajt një fragment i shkurtër nga kjo këngë. Kjo është hera e dytë që Edi Rama bashkëpunon me këtë grup, pas këngës së parë “Tirona”, që u kurorëzua edhe me fitoren e tij si Kryetar Bashkie i Tiranës. Kënga e plotë do të lançohet ditën e enjten në mbrëmje, në eventin e hapjes zyrtare të fushatës.

“Është hera e parë në konferencat tona që mikrofoni dridhet. Me sa duket dridhet sepse ndien muzikën që vjen pas fjalëve tona, është një muzikë drithëruese sepse është besoj unë me gjithë zemër, muzika që është në shpirtin e çdo shqiptari e shqiptareje që realisht do një Shqipëri më të mirë, që realisht do një ndryshim të madh dhe të shumëpritur dhe që realisht do një vend europian këtu në mes të Europës ku në asnjë mënyrë ne nuk mund të pajtohemi me faktin se kemi mbetur më të fundit fare, prapa një dere të mbyllur që ende nuk po hapet dhe të cilën ne do ta hapim së bashku pa humbur kohë, duke fituar në 28 qershor dhe pastaj duke trokitur me këmbëngulje dhe vullnet, që më në fund çdo shqiptar e shqiptare të lëvizi lirisht në Europën që na takon edhe ne si të gjithë europianëve të tjerë”-theksoi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›