E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha i jep Mediut Ministrinë e Mjedisit

“Sot, ne kurorëzojmë marrëveshjen e nënshkruar pak muaj më parë me një marrëveshje të re, me të cilin ne siç ishim zotuar përcaktojmë rregullat e bashkëqeverisjes gjatë këtij mandati. Partia Republikane është një parti e cila ka promovuar në të gjithë ekzistencën e saj, një çështje të madhe për Shqipërinë  dhe shqiptarët, një çështje që qëndron në themel të sistemit demokratik siç është e drejta e pronës”, theksoi Berisha.

Kryeministri shtoi më tej, se Partia Republikane ka dhënë një kontribut të pamohueshëm për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. “Jam i bindur se anëtarësimi i Shqipërisë në BE është qëllim i përbashkët i dy forcave tona politike, prandaj dhe kjo qeveri quhet qeveri e integrimit evropian të Shqipërisë, proces ky jetik të shndërrimit në realitet të një ëndrre të shqiptarëve”, vijoi Berisha. 

Partia Republikane do të përfaqësohet në qeverinë e re me postin e ministrit të Mjedisit, që do të drejtohet nga vetë kryetari i kësaj partie Fatmir Mediu. Gjithashtu do të ketë edhe zëvendësministra.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›