Abate kërkon falje

Mbrojtësi i djathtë i Milanit, Ignazio Abate ka pranuar përgjegjësinë për humbjen 1-0 nga Inter të dielën.
Gabimi i tij kur ai nuk arriti të largojë topin që shkoi te Diego Milito i cili shënoi golin e vetëm të takimit, i kushtoi shtrenjtë Rossonerëve. “Kisha ndjenjën se mund të largoja topin”, tha Abate për Sky Sport Italia.
“Megjithatë, ai kërceu para meje dhe shkoi te Milito. Ndoshta është dashur të ndjek Militon me shpejtësinë time. Marr përgjegjësi të plotë dhe i kërkoj falje tifozëve”, u shpreh ai.
Humbja e Milanit e ngriti Juventusin në pozitën e parë të Serie A me një pikë më tepër se Rossonerët, por Inter tani është në pozitën e pestë më gjashtë pikë më pak se Bianconerët, dhe zyrtarisht është kthyer në garë për titull.