Abaz premton kthimin e çështjes palestineze në OKB

Presidenti palestinez Mahmud Abas tha se palestinezët do të rifillojnë përpjekjet për të fituar njohjen si shtet nga Kombet e Bashkuara, në qoftë se nuk ka bisedime për paqe me Izraelin.
Përpjekjet e ngjashme u lanë anash në vitin e kaluar, pasi palestinezët e kuptuan se nuk i kanë votat në Këshillin e Sigurimit.
Abas i tha një televizioni izraelit se ai nuk po jep ndonjë ultimatum, dhe tha se bisedimet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu varen nga lirimin e 123 palestinezëve, të cilët janë burgosur nga Izraeli para nënshkrimit të marrëveshjeve të paqes së vitit 1993 në Osllo.
Abas tha se refuzimi i Izraelit për të ndaluar ndërtimin e vendbanimeve hebreje ka bërë që shumë palestinezët të dyshojnë për qëndrueshmërinë e shtetit palestinez.