Tadiç: Shtrëngimi i duarve me Thaçin ka domethënie simbolike

Kryetari i Partisë Demokratike Boris Tadiq ka thënë se shtrëngimi I duarve me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi në Dubrovnik ka një simbolik” dhe se me atë të këtij xhesti ashtu si edhe me pjesëmarrjen në forum nuk është shkelur asnjë akt politik shtetëror.
“Ky është një moment që ka domethënie simbolike, nuk duhet as nënvlerësuar, por as nuk është akt aq i madh me pasoja të mëdha. Është shumë me rëndësi që të zhvillohen bisedime dhe të gjendet zgjidhja për Kosovën”, ka thënë ish presidenti serb për mediat serbe.
Ai ka thënë se shtrëngimi i duarve nuk ka asnjë domethënie historike dhe nuk duhet mbivlerësuar, por duhet parë vetëm si një shtrëngim duarsh me një përfaqësuesin e shqiptarëve të Kosovës, dhe se do të ishte hipokrizi po të mos i fliste Thaçit, pasi me të njihej edhe më parë.