Konfindustria: Të krijohet tregu mbarëkombëtar

Tregu mbarëkombëtar duhet që të krijohet sa më shpejt pasi është domosdoshmëri për zhvillimin ekonomik të vendit. Konfindustria ka reaguar me anë të një deklarate ku shpreh shqetësimin për vonesat e paarsyetuara dhe deri në pengesat ligjore të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, që po vështirësojnë dhe pengojnë krijimin e tregut mbarëkombëtar 7 milionësh si një domosdoshmëri për zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e gjithë qytetarëve shqiptare.
Sipas Konfindustrisë shqiptare qeveria e Kosovës dhe e Shqipërisë nuk po bëjnë asgjë në lidhje me këtë projekt e madje po tregojnë një natyrë proteksioniste në fushën e tregtisë së prodhimeve bujqësore, në fushën e prodhimit të çimentos. Mos realizimi i një tregu të përbashkët për shqiptarët vlerësohet të kushtoj rreth 2 miliard euro investime më pak.
Konfindustria vlereson se tregu kombëtar është jetik për zhvillimin ekonomik në afatgjatë sidomos në kushtet e pasojave të krizës globale që ka prekur pa përjashtim dhe shtetet shqiptare. Tregu mbarëkombëtar mendohet që të jetë një zgjidhje që industria vendore e të gjithë sektorëve të mbijetoje .