Abbiati mbyll sezonin futbollistik pranë Milanit
Milan - Një humbje e madhe për Milanin. Portiere i skuadrës së njohur italiane, AC Milan, Christian Abbiati, duket se ka mbyllur sezonin e tij futbollitik për këtë vit pas dëmtimit që ka pësuar në gju. Lajmin e ka konfirmuar vetë presidenti I Milanit Adriano Galliani I cili gjatë një prononcimi për media u shpreh se “dje, në ndehsjen përballë Sienës Abbiati ka pësuar një dëmtim të rëndë. Kemi frikë se dëmtimi është serioz”.