Sindikatat kundër privatizimit të aeroportit
Prishtinë - Procesi i privatizimit të Aeroportit në Prishtinë është kudnërshtuarv ashpër nga Sindikalistët e shërbimeve të kontrollit të trafikut ajror. Këta të fundit kanë këshilluar qeverinë që të shikohen mënyrat e dhënies me koncesion, të kenë kujdes nga kriza financiare dhe të menaxhojnë shumicën e aseteve. Kreu i Bashkimit të Sindikatave të Kosovës, Haxhi Arifi, duke u frikësuar se shumë punëtorë do të mbesin pa vende të punës, ka thënë se ndërmarrjet publike që qëndrojnë ekonomikisht mirë nuk kanë nevojë për koncesione.