Abbiati ndihet i turpëruar

Portieri i Milanit, Christian Abbiati ka pranuar se ndihet i turpëruar pas humbjes së thellë nga Manchester United me rezultat 4-0 në Old Trafford të mërkurën mbrëma, në ndeshjen e kthimit të fazës eliminatore në Ligën e Kampionëve.
“Personalisht, turpërohem nga rezultati, por ju duhet të pranoni kur një ekip luan më mirë dhe ai ekip ishte Manchester United. Ata e merituan kualifikimin. E kemi ditur se na nevojitet të fitojmë 2-0 dhe nuk ishte lehtë. Manchester United ka futbollistë të mirë dhe jemi turpëruar prej tyre”, tha Abbiati.