E Diel, 1 Nëntor 2026

Leonora bëhet nuse!

Nuk është fjala për një martesë të vërtetë, por Leonora Jakupi është bërë nuse. Këngëtarja më në fund e ka sfiduar vetën edhe si aktore në një projekt të fundit filmik që është realizuar nga humoristët kosovarë, që janë të njohur si “Stupcat”.

Leonora luan rolin e nuses së Agjës Sheqë, por fatkeqësisht roli i saj përfundon keq pasi që ajo vritet në fund nga ish gruaja e Sheqës.

Projekti i ri filmik “Dasma e Sheqës” është realizuar nga produksioni kosovar Emra-Com dhe pritet të dalë në treg të hënën, më 8 Mars.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›