Lorik Cana, kuzhinier

Lorik Cana së bashku me portierin e Sunderland, Creg Gordon dhe sulmuesit Ken Xhons e Darrent Bent do të jenë “yje” të kuzhinës të paktën për një ditë.
Në fillim të marsit, Loriku është i ftuar së bashku me tre pjesëtarët e skuadrës që të marrin pjesë në emisionin e gatimit të kuzhinierit Marko Pier Uajt, në një eveniment special që do të organizohet në “Stadiumin e Dritës”, ku luan ndeshjet ekipi i Canës.
Katër lojtarët e “Maceve të Zeza” do të gatuajnë së bashku një darkë me tri pjata në krah të shefit të kuzhinës dhe më pas do t’ua shërbejnë atë të ftuarve. Gatimi do të jetë si një garë dhe në fund fituesi do të emërohet si “shef i kuzhinës”. Emisioni “Kuzhina e ferrit” këtë herë do të spostohet në stadium, ku do të ketë edhe njerëz që do të hyjnë aty.