E Martë, 3 Nëntor 2026

Abdikon Margrethe II – Froni i Danimarkës i kalon princit të kurorës Frederik

Mbretëresha e Danimarkës Margrethe II ka njoftuar se do të abdikojë nga roli i saj në fillim të vitit 2024, pas një mbretërimi që zgjati më shumë se pesë dekada.

Në fjalimin e saj tradicional të Vitit të Ri, Margrethe, 83 vjeç njoftoi se do t’ia dorëzojë fronin djalit të saj, princit të kurorës Frederik.

Ajo solli në vëmendje një operacion, ku fatmirësisht kishte shkuar mirë, duke nënkuptuar se shëndeti është arsyeja e heqjes dorë nga froni mbretëror.

“Kam qenë Mbretëresha e Danimarkës për 52 vjet.Një shumë e tillë do të lërë gjurmë te këdo edhe tek unë! Koha e bën të vetën dhe numri i ‘sëmundjeve’ rritet. Njeriu nuk mund të ndërmarrë aq sa ka menaxhuar në të kaluarën,” shtoi ajo.

Në shkurt të këtij viti iu nënshtrova një operacioni të gjerë në shpinë. Gjithçka shkoi mirë, falë personelit kompetent shëndetësor, i cili u kujdes për mua. Në mënyrë të pashmangshme, operacioni shkaktoi mendime për të ardhmen – nëse tani do të ishte koha e përshtatshme për t’ia kaluar përgjegjësinë gjeneratës së ardhshme. Kam vendosur që tani është koha e duhur.

Më 14 janar 2024 – 52 vjet pasi pasova babanë tim të dashur – do të largohem si Mbretëresha e Danimarkës. Unë do t’ia dorëzoj fronin djalit tim Princit të Kurorës Frederik”, tha ajo në fjalimin e saj.

Mbretëresha Margrethe II mori fronin më 14 janar 1972 pas vdekjes së mbretit Frederik IX.

Pas vdekjes së Mbretëreshës Britanike Elizabeth II vitin e kaluar, Margrethe u bë monarkja më jetëgjatë në Evropë./CNN

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›