E Martë, 3 Nëntor 2026

Paralajmërim për cunami në Japoni pas një tërmeti të fortë

Japonia ka lëshuar një paralajmërim të fortë për cunam pas një tërmeti me magnitudë 7.6 ballë që goditi rajonin qendror. Banorëve në zonën bregdetare Noto në prefekturën Ishikaëa iu kërkua “të evakuoheshin dhe të shkonin në një nivel të lartë të tokës “, tha transmetuesi kombëtar NHK.

Autoritetet kanë paralajmëruar për valë të larta dallgësh deri në 5 metra në Noto. Ata lëshuan gjithashtu paralajmërime për cunam edhe për prefekturat fqinje Niigata dhe Toyama, ku ata thanë se valët mund të arrijnë 3 metra.

Televizioni publik shkroi “EVAKUIM” me germa të mëdha, duke u bërë thirrje banorëve të largohen në vendet më të larta pavarësisht motit dimëror. Njerëzit kanë postuar gjithashtu video të tërmetit nga shtëpitë e tyre dhe nga brenda stacioneve të metrosë.

Operatori më i madh i energjisë bërthamore në vend, Kansai Electric, tha se nuk kishte “asnjë anomali” në centralet bërthamore në zonën e prekur. Agjencia meteorologjike e Koresë së Jugut ka paralajmëruar se valët e cunamit deri në 0.3 metra mund të godasin bregun lindor të vendit. BBC

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›