E Diel, 1 Nëntor 2026

Abdiu Kryeministri nje kujdestar i pushteteve te tjera

Intervista Flet ish-kreu i Kushtetueses Eumlshte zbehur Republika Parlamentare

Me 6 nentor u mbushen 12 vjet nga miratimi i Kushtetutes se Republikes nga nje referendum popullor nderkohe me 28 nentor mbushen po aq vjet nga hyrja ne fuqi e saj. Por askush nuk e kujton kete ne Shqiperi. Per konstitucionalistin Fehmi Abdiu ish-kryetar i Gjykates Kushtetuese kjo tregon hic me pak se nje neglizhence edhe formale ndaj ligjit themeltar te shtetit shqiptar apo traktatit te funksionimit te shtetit tone modern. Ne nje interviste per Shqip Z.Abdiu flet per idene e hedhur nga disa ish-krere te shtetit per modifikimin e Kushtetutes. Ne kete interviste Abdiu ben konstatime dramatike por ka edhe ide per nisjen e nje procesi mendimi...

Z. Abdiu nga disa pjese te ndryshme te shoqerise madje nga aktore te rendesishem po perforcohet ideja e nje ndryshimi te Kushtetutes. Si e shikoni kete diskutim

I kam ndjekur keto zhvillime dhe arsyet qe sjellin per ndryshimet e mundshme. Ajo cka mund te them eshte se Kushtetutat ne pergjithesi jane pasuri e kombeve dhe ato shprehin vlerat e rendit shoqeror te kohes kur eshte hartuar dhe kur eshte aplikuar. Ndaj per te nisur nje diskutim parimor duhet te kemi nje mentalitet konservator qe do te thote te ruajme vlerat e arritura. Per ta thene ne shprehjen popullore Mat shtate here dhe pre nje here. Kushtetutat duhet te jene te provuara dhe faktori kohe eshte shume i rendesishem per gjykimin e saj.

Pasi te provohet per vite dhe dekada atehere mund te vleresohen efektet reale te saj dhe problemet qe kane dale gjate zbatimit te saj. Vetem atehere mund te arrijme ne konkluzione te sakta pasi Kushtetuta nuk mund te behet nga e para. Ne nje rend demokratik nuk mund te kemi kurre permbysje. Zgjidhja e vetme eshte amendimi qe nenkupton zgjerimin e hapesirave demokratike te Kushtetutes. Asnjehere Kushtetuta nuk eshte fajtore e mangesive ne zhvillimet ne vend por menyra e zbatimit te saj nga institucionet. Per shembull nuk eshte fajtore Kushtetuta perse nuk zgjidhet Avokati i Popullit apo pse nuk arrihen te zgjidhen nga Parlamenti kandidaturat per Gjykaten Kushtetuese apo per Gjykaten e Larte. E njejta gje mund te thuhet per KLD-ne konferencen gjyqesore etj. Po keshtu mund te thuhet edhe per legjislacionin civil dhe ate penal per te cilen nuk eshte fajtore Kushtetuta se nuk arrihet konsensusi per miratimin e ligjeve te domosdoshme.

Megjithate perkrahesit e ndryshimit te saj po theksojne se Kushtetuta nuk i zgjidh te gjitha problemet

Shikoni ky vleresim nuk duhet te behet apriori. Pasi te provohet Kushtetuta per nje periudhe te gjate kohe atehere mund te nise nje diskutim. Pas kesaj mendimi im eshte se do te duhet te ngrihet nje Komision i Posacem me ekspertet me te mire dhe faktoret me te rendesishem i cili do te vleresoje kontributet e Kushtetutes per demokracine ne Shqiperi por edhe problemet e saj. Pikerisht ne kete diskutim duhet te dalin mendimet e pjekura gjakftohte se a duhet te behen ndryshimet si dhe sa duhet te behen. Pra duhet te arrihet ne nje pakt kombetar dhe qellimi i ketij pakti eshte shume i dobishem per ta persosur Kushtetuten duke reflektuar mbi vlerat ne vite te saj. Nxjerrja e vlerave te zbatimit lidhet edhe me konkluzionet e nxjerra ne vite nga Gjykata Kushtetuese per interpretimin e saj te cilat perbejne nje vlere te rendesishme. Mendoj se keto vendime do te duhet te behen pjese e rendesishme e Kushtetutes se ndryshuar. Duhet te kemi parasysh nje fakt se ne nje vend me mentalitet si ky i yni eshte veshtire te behet kjo pasi vendimet e Gjykates Kushtetuese nuk gelltiten lehte nga faktoret kryesore. Njeres pale i pelqen nje vendim apo nje pjese e ndonje vendimi ndersa pales tjeter i pelqen nje tjeter. Por kjo nuk mund te quhet fitore pasi sukses perben kur forcat politike vendimet e Gjykates Kushtetuese i bejne pjese e detyrimit ligjor i pelqen apo jo ndonje vendim i vecante.

Z.Abdiu ju keni qene pjese perberese e Komisionit te Posacem per hartimin e Kushtetutes e cila mbush 12 vjet me 28 nentor. Cili ka qene synimi i hartuesve ne ate kohe per te mos i dhene pushtet te madh asnje institucioni

Une kam qene anetar i komisionit per hartimin e Kushtetutes deri ne momentin qe u zgjodha ne Gjykaten Kushtetuese. Sipas pikepamjes sime komisioni beri nje pune te kujdesshme per te respektuar parimet e nje Republike Parlamentare qe mbeshtetet fort dhe qe si baze ka ndarjen dhe balancimin e pushteteve Check and balance. Pra ky parim bazohet ne ndarjen e tre pushteteve ai legjislativ ai gjyqesor dhe ekzekutiv pra qe keto pushtete jo vetem te jene te ndara por edhe te pavarura nga njeri-tjetri pa u futur ne kompetenca te vecanta. Ligji themelor sipas filozofeve te madhej si Ruso apo Monteskje apo edhe juristeve te shquar duhet qe te ndaloje krijimin e nje pushteti te plotfuqishem. Rendesi kane edhe marredheniet e 3 pushteteve me institucione te tjera kushtetuese si Presidenti Gjykata Kushtetuese Prokuroria. Ne fakt keto marredhenie u cenuan ne ndryshimet kushtetuese qe u bene papritur ne vitin 2009. Keto ndryshime ne thelbin e tyre duket se krijojne nje ekzekutiv shume te fuqishem duket se zbehin gjyqesorin duke goditur kompetencat e Presidentit te Republikes menyren e zgjedhjes se tij menyren e zgjedhjes se gjyqtareve te Gjykates Kushtetuese Gjykates se Larte etj. Sot ne Shqiperi ne perfytyrimin e njerezve opinionit publik por edhe faktoreve te rendesishem te shoqerise shqiptare duket se ka nje pushtet qe eshte mbi pushtetet e tjera ku njerezit me kete pushtet i vene gishtin pushtetit te Kryeministrit i cili mund te gjykoje pushtetet e tjere dhe kthehet ne nje se paku ne nje lloj kujdestari ndaj pushteteve dhe institucioneve te tjera. Ne fakt ndryshimet kushtetuese duket se kane zbehur Republiken Parlamentare dhe kane ndikuar negativisht tek institucionet e tjera si Presidenti Gjykata Kushtetuese Gjyqesori etj. Kandidaturat e Gjykates Kushtetuese u trajtuan nga parlamentaret me nje fare percmimi duke demtuar procesin e seleksionimit te tyre dhe duke i cilesuar ata si fajtore te medhenj.

Ju po mbroni idene e nje mendimi duke ruajtur vlerat e Kushtetutes por a ka pasur ligji themeltar i shtetit shqiptar vleresime nga faktore te rendesishem nderkombetar

Kur u hartua Kushtetuta kemi punuar ngushte me Komisionin e Venecias. Ne nje konference nderkombetare qe eshte organizuar nga Gjykata Kushtetuese me rastin e 5-vjetorit te Kushtetutes moren pjese shume figura te shquara nder te cilat edhe sekretari i asaj kohe i Komisionit te Venecias Giani Bochichio i cili theksoi se Kushtetuta e Shqiperise ishte nje nga me te mirat nder te gjitha vendet e tjera ish-komuniste. Ne fakt per hartimin e Kushtetutes eshte bere nje pune e gjate qe nga viti 1990 e deri ne vitin 1998. Ne hartimin e projektit te Kushtetutes u moren per baze te gjitha draftet e krijuara nder vite madje edhe ai i vitit 1994 qe u rrezua me referendum pasi ne shume pjese te saj ai projekt kishte vlera te rendesishme. Megjithate desha te shtoja nje fakt qe ekspertet me te njohur nderkombetar na kane sugjeruar shpeshhere qe duhet te kemi kujdes qe te mos shpejtojme ne ndryshimin e Kushtetutes pasi ajo do kohe qe te provohet ne terren. Ne jemi sot ne 12-vjetorin e zbatimit te Kushtetutes e cila eshte deshmitarja e zhvillimeve te Shqiperise prej vitit 1998 e deri ne sot ne historine e konsolidimit te shtetit tone i cili eshte anetar i NATO-s dhe po ecen ne rrugen e integrimit drejt Bashkimit Europian.

Cdo institucion i shtetit shqiptar mbrohet nga ligji apo dhe nga Kushtetuta. Po vete ligji themeltar i shtetit si mbrohet

Ne radhe te pare Kushtetuten duhet ta mbrojne shtetasit e saj si nepermjet mbrojtjes te te drejtave individuale por edhe nepermjet respektimit te te drejtave te te tjereve. Por mbrojtjen e saj e bejne pushtetet baze Legjislativi ekzekutivi e posacerisht ato organe qe perbejne gjyqesorin por ne menyre te vecante Gjykata Kushtetuese qe jo pa qellim eshte konsideruar si garante e Kushtetutes qe ben interpretimin perfundimtar te saj funksion qe shume here ne veprimtarine e perditshme kerkojne ta bejne te tyre organe te tjera. Une mendoj se praktika intepretative e bere ne disa dispozita te Kushtetutes ja kane shtuar vleren kesaj te fundit dhe kane qartesuar shume pjese te saj. Keshtu mund te permend qe ne vite Gjykata Kushtetuese ka evoluar me kujdes qendrimin e saj duke pranuar te interpretoje kur kane lindur dhe jane mbajtur qendrime te ndryshme e jo te njellojta per nje problem. Keshtu duke modifikuar praktiken e saj Gjykata Kushtetuese eshte shprehur se ndodhur para nje rasti kur kerkuesi evidenton qendrime te ndryshme nga Kuvendi i Shqiperise me qellim te evidentimit te qendrimeve kontradiktore e cmon te nevojshme te vere interpretimin perfundimtar te pikes 2 te nenit 77 te Kushtetutes.

Z.Abdiu ju vertet mbroni idene se Kushtetuta jone eshte moderne dhe e mire por shpesh eshte shkelur...

Nje Kushtetute e mire nuk mund ti ruaje vlerat e saj nese nuk zbatohet ne menyre rigoroze nga cdo organ shteteror bashkesi vullnetare e cdo shtetas. Duke e pare kete problem ne keto dite te pervjetorit te saj ajo qe eshte me kryesorja per tu theksuar lidhet me detyrimin e institucioneve e te shtetasve per tiu bindur ligjit themeltar duke pasur parasysh se Kushtetuta eshte nje dokument i gjalle qe merr jete nga interpretimet e te gjitha subjekteve qe kane per detyre ta zbatojne ate. Per fat te keq ne vendin tone si faktori shqiptar dhe ai nderkombetar konstatojne here pas here se shkelen ligje e per me teper shkelet dhe Kushtetuta e ate me se shumti nuk e shkel nje qytetar i thjeshte por organe shume te rendesishme te shtetit...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›