E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-ekspozita do te tjetersohej pas privatizimit

Trualli ku gjendet ish-ekspozita Shqiperia sot do te sherbente per ndertime shumekateshe. Hetimet e nisura nga njesia Task-Force ne Prokurorine e Tiranes kane percaktuar se pas pronareve qendronin disa biznesmene te fuqishem te cilet dyshohet se kane influencuar ne Ministrine e Ekonomise per privatizimin e godines dhe truallit. Hetuesit e ceshtjes kane kryer nje sere verifikimesh qe nga marrja e dokumenteve ne ministri ne hipoteke e deri te pyetja e personave qe kane nenshkruar tjetersimin e kesaj godine dhe trualli. Se fundmi ne prokurori jane paraqitur edhe pronaret qe pretendojne se kane trasheguar kete godine. Ata kane deklaruar te gjitha procedurat qe nga pjesa qe u takon e deri tek interesimi te Ministria e Ekonomise per privatizimin. Pyetjeve te hetuesve te ceshtjes nese ne kete zone do te kryheshin ndertime ata jane pergjigjur se po pasi kishin kontaktuar me disa biznesmene per ndertime shumekateshe. Prokuroria po heton nese keto kontrata jane lidhur para se te kryheshin procedurat per privatizimin e truallit dhe godines. Pronaret kane deklaruar ne prokurori se kontrata qe kane lidhur me biznesmenet eshte pezulluar deri ne nje moment te dyte pra deri ne zgjidhjen perfundimtare te procesit te privatizimit.

Hetimet per privatizimin e truallit dhe godines se ish-ekspozites jane ne fazen e mbledhjes se informacioneve. Fillimisht jane marre shkresa nga Ministria e Ekonomise dhe me pas jane pyetur specialiste te zyres se privatizimeve ne kete ministri. Ne pyetje eshte marre edhe denoncuesi i ketij skandali Eduart Shalsi ndersa jane marre prova shkresore edhe ne zyren e Hipotekes. Ditet e fundit jane marre ne pyetje edhe ish-pronaret thane burimet nga Prokuroria e Tiranes. Krahas marrjes se provave shkresore grupi hetimor ka prere disa fletethirrje per personat qe kane dijeni per kete objekt hetimi. Deshmia e Shalsit nuk ka qene e vetmja per kete dosje pasi shume specialiste te Ministrise se Ekonomise kane dhene shpjegime para grupit hetimor te drejtuar nga prokurori Gentian Osmani. Burime nga Prokuroria e Tiranes thane se po shikohet mundesia qe pas fazes se marrjes se provave shkresore nga zyra e Hipotekes te thirret per deshmi edhe ish-ministri i Ekonomise Genc Ruli personi i cili eshte akuzuar nga deputeti Shalsi per kete privatizim. Hetuesit thane se Ruli mund te thirret nen cilesine e personit qe ka dijeni per rrethanat e hetimit ndersa hetimet e mevonshme do te percaktojne rrjedhen e kesaj dosjeje te nisur pas denoncimeve publike. Disa jave me pare oficeret e policise gjyqesore kane zbatuar vendimin e prokurorise per te sekuestruar te gjithe praktiken e Ministrise se Ekonomise per privatizimin e truallit dhe godines se ish-ekspozites Shqiperia sot. Task-Forca ka nisur hetimet per ish-ekspoziten lidhur me dyshimet se mund te jete shperdoruar detyra si dhe te jete kryer korrupsion pasiv nga persona qe ushtrojne funksione publike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›