Ndryshimet godasin terrorizmin dhe pastrimin e parave
Zevendesministrja e Drejtesise Brikena Kasmi flet ne lidhje me ndryshimet e propozuara nga Ministria e Drejtesise dhe te miratuara ne mbledhjen e radhes se Keshillit te Ministrave. Ne nje interviste per Shqip Kasmi thekson se ato jane shume te rendesishme ne kuader te luftes kunder terrorizmit dhe pastrimit te parave.
U miratuan ndryshimet e dyta brenda nje kohe te shkurter te dispozitave te Kodit Penal. Ku konsistojne ato
Ndryshimet e propozuara nga Ministria e Drejtesise dhe te miratuara ne mbledhjen e radhes se Keshillit te Ministrave perbejne nje nisme shume te rendesishme ne kuader te luftes kunder terrorizmit dhe pastrimit te parave. Kjo nisme ka ardhur si rezultat i rekomandimeve te bera nga Komiteti i Keshillit te Europes MONEYVAL ne plotesim te legjislacionit tone ne fuqi. Konkretisht ne mbledhjen e 33-te plenare te ketij komiteti te zhvilluar ne muajin shtator 2010 pas analizes se ndermarre nga ekspertet e komitetit per shtetet qe kane dale nga Raundi i Trete i Vleresimit ku ben pjese dhe Shqiperia u evidentuan mangesi ne lidhje me Rekomandimin Special II te Komitetit mbi kriminalizimin e veprave me qellime terroriste dhe veprave te financimit te terrorizmit. Mangesi gjithashtu jane evidentuar edhe ne lidhje me Rekomandimin I te Komitetit mbi kriminalizimin e pastrimit te produkteve te vepres penale. Hartimi i ndryshimeve ne Kodin Penal reflekton standardin e sotem nderkombetar ne luften kunder terrorizmit dhe pastrimit te parave si krime qe cenojne shtetet dhe bashkesine nderkombetare si dhe detyrimet qe rrjedhin per Shqiperine nga konventat nderkombetare ne te cilat shteti yne eshte pale.
Cfare risie do te sjellin keto ndryshime
Keto ndryshime ne kuadrin e permiresimeve te parashikimeve ligjore kunder terrorizmit sjellin disa risi. Se pari permiresojne parashikimet penale lidhur me veprat penale te financimit te terrorizmit dhe shtojne ne numrin e veprave penale te parashikuara nga legjislacioni shqiptar te gjitha veprat ne dhe kunder avioneve anijeve platformave fikse etj. Keshtu ne nenin 230 te Kodit Penal ridimensionohen 19 vepra penale si p.sh. rrembimin e aeroplaneve anijeve kryerjen e akteve te dhunes kunder nje personi ne bordin e nje aeroplani ne fluturim shkaterrimin ose demtimin e pajisjeve te fluturimit perhapjen e informacioneve qe dihet se jane te paverteta duke rrezikuar sigurine e nje aeroplani ne fluturim apo sigurine e lundrimit te anijes pengmarrjen ne avion ne bordin e anijes marrjen posedimin perdorimin transferimin perhapjen e materialit berthamor etj. Se dyti sipas rekomandimeve te komitetit MONEYVAL shtrihet aplikimi i juridiksionit universal mbi veprat e financimit te terrorizmit krahas veprave me qellime terroriste neni 7/a. Se treti parashikohen nder te tjera edhe veprat penale te kryera kunder personave te mbrojtur nderkombetarisht paragrafi i pare i nenit 230. Ndryshimet kane qellim perfshirjen e te gjitha veprave qe synojne te shkaktojne vdekjen ose plagosjen e rende te civileve ose te cdo personi tjeter qe nuk merr pjese aktive ne veprimet luftarake ne nje situate konflikti te armatosur dhe qe kane qellim detyrimin e nje shteti ose organizate nderkombetare te kryeje ose te mos kryeje veprime te caktuara. Se katerti eshte perfshire perkufizimi i termit person i mbrojtur nderkombetarisht qe shtohet ne nenin 9 te Kodit Penal. Krahas pergjegjesise per shtetasit e huaj qe kryejne nje veper penale ne territorin e Republikes se Shqiperise dhe qe gezojne imunitet sipas se drejtes nderkombetare eshte shtuar edhe pergjegjesia per vepra te kryera ndaj personave te mbrojtur nderkombetarisht sikurse mund te jene nje kryetar shteti perfshire edhe anetaret e organit kolegjial qe kryejne funksionet e kryetarit te shtetit sipas Kushtetutes se shtetit konkret kryetari i qeverise ministri i Puneve te Jashtme kur keto ndodhen ne nje shtet tjeter si dhe anetaret e familjes qe i shoqerojne ata. Ky perkufizim behet ne perputhje me Konventen e Kombeve te Bashkuara Per Parandalimin dhe Ndeshkimin e Krimeve kunder Personave te Mbrojtur Nderkombetarisht perfshire agjentet diplomatike e vitit 1973. Se pesti nepermjet ketyre ndryshimeve jane bere permiresime lidhur me vepren penale te grumbullimit te fondeve per financimin e terrorizmit duke mundesuar keshtu kriminalizimin e financimit te organizatave terroriste akteve terroriste por edhe te veprimtarise se terroristeve individuale.
Cilat jane ndryshimet e propozuara per pastrimin e parave
Ne kuadrin e pastrimit te parave ndryshimet permiresojne nenin 287 te Kodit Penal dhe kane per synim te qartesojne dhe te parashikojne shprehimisht ne dispozite te gjithe elementet e anes objektive dhe anes subjektive. Nga ana objektive permiresohen dispozitat qe parashikojne veprat penale te pastrimit te produkteve te vepres penale te kryer nepermjet kembimit ose transferimit te pasurise qe dihet se eshte produkt i vepres penale fshehjes ose mbulimit te origjines se paligjshme te pasurise ndihma e cdo personi te perfshire ne kryerjen e vepres penale produktet e se ciles pastrohen per te shmangur pasojat juridike te veprimeve te tij fitimit posedimit ose perdorimit te pasurise duke e ditur ne momentin e marrjes ne dorezim te saj qe kjo pasuri eshte produkt i vepres penale. Nga ana subjektive sipas ketyre konventave dhe rekomandimeve te komitetit MONEYVAL eshte e nevojshme qe te denohet pastrimi i produkteve nga nje pale e trete por edhe vetepastrimi self-laundering pra pastrimi i produkteve te vepres penale nga vete personi qe ka kryer vepren produktet e se ciles pastrohen. Duhet theksuar se keto ndryshime jo vetem qe vijne si nevoje urgjente e pershtatjes se legjislacionit tone penal me teresine e detyrimeve te instrumenteve nderkombetare ku shteti yne ka aderuar nga njeri vit ne tjetrin por dhe vijne si plotesim i rekomandimeve te vlefshme pas nje raundi analize te eksperteve te komitetit MONEYVAL.
A mund te haset ndonje problem per miratimin e ndryshimeve te propozuara nga Ministria e Drejtesise ne kushtet kur miratimi i tyre kerkon nje shumice te cilesuar
Tashme dihet qe miratimi i ndryshimeve ne Kodin Penal ashtu sikurse dhe ne akte te tjera ligjore te parashikuara ne nenin 81 pika 2 e Kushtetutes kerkojne nje shumice te cilesuar pra prej 84 votash. Megjithate nga pikepamja teknike por dhe politike procedura e ndryshimeve dhe permiresimeve ligjore nuk duhet kurrsesi te perbeje shkak per hezitimin apo ndalimin e subjekteve propozuese te iniciativave ligjore te cilat synojne permiresimin e legjislacionit te shtetit shqiptar. Pershtatja dhe permiresimi i legjislacionit te brendshem ne perputhje me aktet nderkombetare dhe rekomandimet e organizmave nderkombetare ku shteti yne eshte pale perben nje detyrim kushtetues i cili rrjedh prej nenit 122 te Kushtetutes sone. Ashtu sikurse une permenda me lart te gjitha keto permiresime dhe ndryshime ligjore vijne si pasoje e rekomandimeve te komitetit MONEYVAL. Keshtu ne shtator te ketij viti pas nje analize te detajuar juridike te akteve ligjore ne fuqi ne mbledhjen 33-te plenare te MONEYVAL nder detyrat e lena per te gjitha vendet anetare te KE-se per Shqiperine rezultoi si detyrim permiresimi i kuadrit ligjor penal ekzistues lidhur me veprat penale ne fushen e terrorizmit dhe te pastrimit te parave.
Se fundi duhet te shtoj qe pervecse nje detyrim dhe angazhim i natyres teknike permiresimi i kuadrit ligjor lidhur me luften kunder krimit te organizuar terrorizmit dhe pastrimit te parave perben dhe nje detyrim i kujtdo subjekti politik qe synon integrimin e vendit tone ne organizmat europiane.
A perbejne problem per qytetaret shqiptare ndryshimet e shpeshta te legjislacionit duke menduar qe publiku duhet te njihet dhe te mesohet ti zbatoje ato
Ne kushtet kur Shqiperia nje nder prioritetet dhe qellimet e saj paresore ka integrimin e saj ne strukturat euroatlantike pershtatja dhe permiresimi i imazhit dhe ketu e kam fjalen per te gjithe mekanizmat ligjore dhe strukturore duhet domosdoshmerisht te jene pjese e pashmangshme e punes se saj per te arritur kete qellim. Keshtu qeveria shqiptare i ka kushtuar nje rol te rendesishem dhe me perparesi perafrimit te legjislacionit tone te brendshem. Pas nenshkrimit te Marreveshjes se Stabilizim-Asocimit si rezultat i punes se perbashket te eksperteve te BE-se me ata shqiptare u hartua dokumenti i quajtur Plani Kombetar i Zbatimit te Marreveshjes se Stabilizim-Asociimit PKZMSA i cili radhit ne menyre te detajuar te gjitha aktet ligjore qe normojne fushat e veprimtarise ne Republiken e Shqiperise. Ky dokument ka parashikuar gjithashtu masat dhe ceshtjet konkrete qe Shqiperia duhet te plotesoje shoqeruar me afatet konkrete ne kuadrin e integrimit te vendit. Gjate ketyre viteve puna intensive e institucioneve shteterore eshte fokusuar kryesisht ne pershtatjen e legjislacionit tone me detyrimet e rrjedhura nga instrumentet nderkombetare ku vendi yne ben pjese si dhe adoptimin e legjislacionit te vendeve te huaja duke forcuar strukturat shteterore implementuese dhe mbikeqyrese ne fusha te ndryshme. Prandaj ndryshimet e ligjeve te ndryshme kane qene dhe jane nje nga mekanizmat e transformimit te vendit tone me hapa te shpejte ne drejtim te integrimit te plote te tij.
Duke marre shkas nga pyetja juaj dhe duke marre ne konsiderate nevojat e qytetareve shqiptare per tu njohur ne nje kohe te pershtatshme me legjislacionin ne fuqi ne menyre qe ta zbatojne ate sic duhet qeveria shqiptare gjate procesit te hartimit te ligjeve te rendesishme i ka kushtuar nje rol te rendesishem njohjes se publikut me te gjitha iniciativat ligjore gjate hartimit dhe pas miratimit te tyre. Ketu me duhet te radhis procesin transparent dhe ngarkimin e cdo iniciative ligjore te miratuar nga qeveria shqiptare ne faqen e internetit apo te Parlamentit shqiptar si dhe te gjitha pasqyrimet mediatike te ndryshimeve me te fundit ligjore sikurse kjo interviste e sotmja.