E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abdiu Rregullorja e Kuvendit pengese per imunitetin

Kuvendi prek balancat e pushteteve dhe pavaresine e prokurorise

Vijon nga numri i djeshem

Ne lidhje me Keshillin per Rregulloren Mandatet dhe Imunitetin. Pra permbushja e kesaj pune nuk eshte si dicka fakultative e lene ne cmimin e tij per ta realizuar ose jo por si nje detyrim ligjor. Por problemi duket disi ndryshe kur sheh piken 6 te kesaj dispozite sipas se ciles ...ne rastin kur Kuvendi nuk merr vendim per dhenien ose mosdhenien e autorizimit per fillimin e ndjekjes penale ose te arrestimit brenda tre muajve nga datat e paraqitjes se kerkeses perkatese atehere kerkesa konsiderohet e rrezuar nga Kuvendi. Pra ndryshe nga dispozitat e meparshme kjo e fundit parashikon dhe lejon edhe mundesine qe Kuvendi te mos analizoje e te mos vendose brenda afatit te percaktuar. Jo vec kaq per rastet kur ai nuk merr vendimin perkates brenda afatit pa asnje arsye rregullorja e konsideron kerkesen te rrezuar. Une mendoj se kjo zgjidhje per kete problem eshte e pasakte. Maksimalja qe mund te lejonte rregullorja ne raste te tilla mund te ishte percaktimi se edhe mbas kalimit te afatit kerkesa duhet te shqyrtohet patjeter. Ne raste te kesaj natyre sipas mendimit tone do te justifikohej shqyrtimi edhe pas kalimit te afatit ligjor. Kuvendi eshte organi qe vendos detyrime ligjore per te gjithe dhe kerkon zbatim rigoroz nga te gjithe prandaj kurre nuk mund te justifikoje para te tjereve mosrealizimin e detyrimeve te tij ligjore. Sido qe te justifikohet ky argument deshmon se organi ligjvenes eshte ne krize nga e cila lindin pasoja politike e juridike. Ky qendrim i Rregullores se Kuvendit mendoj se deshmon edhe per mentalitetin ekzistues se organi ligjvenes edhe mund te mos respektoje kerkesat institucionale te organeve te specializuara e kushtetuese te Prokurorit te Pergjithshem ose te gjykates. Duke qene keshtu ky qendrim duket se prek edhe parimin e rendesishem te ndarjes dhe balancimit te pushteteve apo pavaresine e institucioneve te tilla qe ligjerisht kane te drejte ti drejtojne kerkesen e tyre per ate qellim qe thame. Per cfare pavaresie mund te behet fjale kur institucionet e drejtesise kerkojne heqjen e imunitetit te nje deputeti ndersa Kuvendi organi qe ka prodhuar te gjitha ligjet nuk permbush as detyrimin per ta shqyrtuar kerkesen e per tu shprehur pozitivisht apo negativisht per te. Pervec kesaj ky qendrim i Rregullores se Kuvendit mendoj se eshte i diskutueshem dhe ne nje aspekt tjeter. Sic thame sipas pikes 6 te nenit 118 te Rregullores kur kerkesa nuk shqyrtohet brenda afatit 3-mujor atehere kjo konsiderohet se eshte rrezuar. Shtrohet pyetja se si mund te konsiderohet se kerkesa eshte rrezuar per aq kohe sa ajo nuk eshte bere fare objekt shqyrtimi e diskutimi e aq me teper kur nuk respektohet as kerkesa e Prokurorit te Pergjithshem apo e gjykates e as afati ligjor i percaktuar nuk respektohet. Ne keto rrethana zgjidhja me e drejte do te ishte qe edhe me kalimin e afatit ligjor kerkesa duhet te shqyrtohet. Ky qendrim bie ndesh edhe me konceptet procedurale ne lidhje me detyrimet e organeve te ndjekjes penale ne lidhje me kerkesen ne shqyrtim sipas Kodit te Procedures Penale ku jane percaktuar rastet e pushimit te ceshtjes penale nga ku rezulton se si shkak per pushimin e saj nuk eshte edhe rasti kur kerkesa e deputetit nuk eshte bere objekt shqyrtimi nga Kuvendi. Ne keto rrethana me te drejte lind pyetja se cfare duhet te beje e si duhet te veproje pas kesaj situate organi gjyqesor apo ai i prokurorise per ceshtjen qe ka ne dore. Une mendoj se ne kete rast te kesaj natyre organi i prokurorise nuk duhet te pushoje ndjekjen penale per keto arsye

Se pari duke pare ballafaquar e zbatuar raportin qe ekziston midis ligjit organik Mbi Kodin e Procedures Penale ne Rregulloren e Kuvendit nga ku rezulton se ndersa i pari eshte ligj organik i dyti eshte nje ligj i thjeshte ndersa i pari eshte miratuar me 2/3 e votave te te gjithe deputeteve i dyti eshte miratuar me proceduren e ligjeve te zakonshme. Se dyti si argumenti pro ketij qendrimi sherben fakti qe permendem me pare qe ka te beje me rezervat qe kemi ne lidhje me papajtueshmerine e dispozites konkrete te Rregullores me nenin 7 te Kushtetutes qe ben fjale per ndarjen e balancimin e pushteteve.

3 - Rregullorja shton Juridiksionin e Gjykates Kushtetuese.

Sipas nenit 3 pika 2 te Rregullores se Kuvendit komisioni i perkohshem per verifikimin e mandateve shqyrton dokumentacionin perkates te zgjedhjeve dhe brenda 2 diteve i paraqet Kuvendit ne seance plenare raportin perkates per vlefshmerine e mandateve te deputeteve dhe ne rast se veren paligjshmeri ne zgjedhje i propozon Kuvendit dergimin e ceshtjes ne Gjykaten Kushtetuese edhe tej juridiksionit te asaj Kushtetuese. Po keshtu sipas nenit 13 te Kushtetutes Gjykata Kushtetuese shqyrton ceshtjet qe lidhen me zgjedhshmerine dhe papajtueshmerine ne ushtrimin e funksioneve te Presidentit te Republikes dhe te deputeteve si dhe me verifikimin e tyre. Nga ballafaqimi i permbajtjes se ketyre dispozitave kuptohet se behet fjale per kompetenca konkrete qe ne te vertete jane te ndryshme. Kontrolli kushtetues i zgjedhshmerise se deputeteve nenkupton ate aspekt te veprimtarise se saj qe ka te beje me verifikimin e plotesimit nga ana e disa nepunesve publike te detyrimit kushtetues per heqjen dore nga detyra me perpara se te kandidojne ose te zgjidhen deputete. Sipas nenit 69/1 te Kushtetutes si te tille jane gjyqtaret prokuroret ushtaraket e sherbimit aktiv punonjesit e policise dhe te sigurimit kombetar perfaqesuesit diplomatik kryetaret e bashkive dhe te komunave si dhe prefektet ne vendet ku kryejne detyrat e tyre kryetaret dhe anetaret e komisioneve te zgjedhjeve Presidenti i Republikes dhe funksionaret e larte te administrates shteterore te paparashikuara nga ligji. Mjaft diskutime jane bere ne prag te fushatave elektorale rreth kuptimit te ndryshem qe i jepet termit funksionare te larte te administrates. Pavaresisht nga kjo e nga fakti se ky detyrim rrjedh nga Kushtetuta ky fakt nuk eshte pasqyruar ne nje ligj te vecante gje qe mund te sjelle pasoja te renda pas zgjedhjeve nese do te konstatohet se njeri apo tjetri kandidat ka fituar mandatin pa e pasur te plotesuar me perpara kete detyrim ligjor. Nese do te ndodhe kjo nuk perjashtohet mundesia e konflikteve me ngjyrime politike qe per fat te keq te ne nuk kane munguar kurre. Kontrolli ne lidhje me papajtueshmerine e deputeteve ka te beje me verifikimin nese ekzistojne rrethanat qe sipas Kushtetutes e bejne te papajtueshme me funksionin e deputetit. Sipas nenit 70/2 Deputetet nuk mund te ushtrojne njekohesisht asnje detyre tjeter shteterore pervec asaj te anetarit te Keshillit te Ministrave. Rastet e tjera te papajtueshmerise caktohen me ligj. Sic shihet edhe kjo depozite ka percaktuar nje detyrim tjeter per te hartuar nje ligj per te percaktuar me rigorozitet rastet e tjera te papajtueshmerise se funksionit te deputetit me detyra te tjera shteterore apo veprimtari private por edhe ky detyrim nuk eshte percaktuar. Detyrimi tjeter i kontrollit te Gjykates Kushtetuese sipas Kushtetutes ka te beje me verifikimin e zgjedhjes se deputetit. Per zgjedhjen e tij Kodi Zgjedhor me ndryshimet e bera ne janar te vitit 2009 percaktoi se Komisioni Zgjedhor Zonal shpall rezultatet e zgjedhjeve ne zone dhe kandidatin fitues. Po ashtu ka pranuar se pavlefshmeria e zgjedhjeve mund te kerkohet prane Komisionit Qendror Zgjedhor dhe me pas kunder vendimit te tij ankimi behet prane Kolegjit Zgjedhor. Me pak fjale pretendimet per pavlefshmerine e zgjedhjeve nuk mund te behen ne Gjykaten Kushtetuese sic beheshin me perpara. Sa u parashtrua shkurtazi lidhur me kete problem nuk eshte veshtire per te arritur ne perfundimin se tashme Gjykata Kushtetuese nuk do te ushtroje kontroll ne lidhje me paligjshmerine e zgjedhjeve. Por kete koncept e ka trajtuar ndryshe neni 3 pika 2 e Rregullores se Kuvendit sipas se ciles Komisioni i Perkohshem per verifikimin e Mandateve i paraqet Kuvendit raportin per vlefshmerine e mandateve te deputeteve e ne rast se komisioni veren paligjshmeri ne zgjedhje i propozon Kuvendit dergimin e ceshtjes ne Gjykaten Kushtetuese. Pra Kuvendi i Shqiperise ndonese ka ndryshuar Kodin Zgjedhor per kete problem shton nje kompetence tjeter te Gjykates Kushtetuese qe me siguri kjo e fundit sduhet ta pranoje sepse kontrolli per pavlefshmerine e zgjedhjeve nuk trajtohet ne kompetencat e kesaj te fundit e aq me teper kur per ate lloj kontrolli eshte ngarkuar nje organ tjeter gjyqesor Kolegji Zgjedhor. Ne te vertete qellimi i kesaj dispozite duket se nuk eshte qe te evitoje paligjshmerine ne zgjedhje. Per te argumentuar kete le te shohim permbajtjen e kesaj dispozite ne harmoni me dispozita te tjera sepse sipas nenit 13 pika 5 te Rregullores Keshilli verifikon mandatin e deputetit dhe paraqet raportin perkates ne seance plenare. E diskutueshme eshte pjesa tjeter e kesaj dispozite sipas se ciles Nese ne perfundim te kesaj periudhe kerkesa nuk eshte nenshkruar dhe derguar ne Gjykaten Kushtetuese deputeti ftohet te kryeje betimin. Sic del nga kjo nese brenda tri diteve nuk pranojne me ta nenshkruajne kerkesen 1/5 e deputeteve atehere deputeti ftohet te beje betimin. Nga ky formulim duket se injorohet fakti qe organi kompetent komisioni perkates ka kontestuar vlefshmerine e zgjedhjes se tij injorohet fakti qe hamendesohet se eshte shkelur ligji e mbi te gjitha injorohen parimet e demokracise dhe te drejtat e kandidateve per deputetet qe pretendojne se ne procesin zgjedhor eshte shkelur Kodi Zgjedhor. Edhe ky qendrim eshte i gabuar. Ne rastet e kesaj natyre eshte e domosdoshme qe ne rruge ligjore te sigurohet dergimi i kerkeses mbi ankimin e subjektit te interesuar prane Kolegjit Zgjedhor.

4. Mbi afatet ne lidhje me pelqimin dhe shkarkimin e anetareve te institucioneve Kushtetuese

Sipas nenit 111 pika 6 te Rregullores Ne raste kur ne Kushtetute parashikohet dhenia e pelqimit nga Kuvendi kryetari ia kalon kerkesen Komisionit per eshtjet Ligjore Administrates Publike dhe te Drejtat e Njeriut i cili brenda 7 diteve shqyrton nese kandidaturat i plotesojne kriteret ligjore. Kuvendi shqyrton kerkesen per dhenien e pelqimit ne seance plenare brenda dy javeve nga data e paraqitjes se raportit nga komisioni.

Pyetja qe shtrohet pas ketyre pasazheve eshte kjo Si duhet vepruar per rastet kur per nje shkak apo per nje tjeter nuk respektohen afatet e lartpermendura Para se te shfaqim nje mendim rreth ketij problemi duam te permendim faktin se mosrespektimi i afateve per ndonje rast mund te vije edhe per shkaqe objektive fjala vjen kur Kuvendi nuk eshte i mbledhur ose nuk mund te funksionoje per shkaqe te perligjura. Tjeter problem mund te konsiderohet fakti kur afatet nuk permbushen per shkaqe subjektive. Si per rastin e pare qe problemi paraqitet me i qarte dhe per rastin e dyte mendoj se duhet te veprohet edhe pas kalimit te tyre sepse pavaresisht nga shkaqet ne veprimtarine parlamentare nuk duhet te lejohen kriza mospermbushje te detyrimeve qe lindin nga Kushtetuta. Per keto raste duhen pare balancat e interesave publike e te domosdoshmerise se zgjidhjes se problemeve kushtetuese ne thelb ne permbajtje me demin qe sjell mosrespektimi i anes formale lidhur me afatet. Procedura rigoroze ne lidhje me afatet kohore jane percaktuar ne nenin 112 te saj qe trajton shkarkimin e Presidentit te Republikes apo pamundesise se tij ne ushtrimin e detyres ku jane perkushtuar afatet per paraqitjen e kerkeses per ne komisionin perkates per debatin per ne seance per ngritjen e nje komisioni hetimor per ate ceshtje e per shqyrtimin e raportit te tij apo afatet per zgjedhjen e Presidentit te ri. Ne analogji keshtu veprohet per rastet e shkarkimit te anetareve te organeve kushtetuese ne lidhje me detyrimin per paraqitjen brenda 15 diteve te raportit per ngritjen e nje komisioni hetimor per detyrimin e Kuvendit per te zhvilluar debate jo me vone se 7 dite nga paraqitja e kerkeses per afatin per shqyrtimin e raportit hetimor sipas pikes 3 te nenit 114 te saj etj. Praktika te njejta trajtohen ne nenin 115 te Rregullores per shkarkimin e anetareve te organeve te caktuara me ligj ku vihet afati 4-javor per detyrimin e komisionit perkates.

Vijon ne numrin e neserm ...

LAJMI FUNDIT Rama Ne DASH u theksua se viti 2011 nuk duhet te perseritet me ishte traumatik 38 minuta me pare ... Kreu i opozites rrefen viziten e tij ne Uashington gjate emisionit Top Story ne Top Channel Rama -Sanninos Po shkelen afatet per reformen zgjedhore 8 ore me pare ... Sannino takim me Edi Ramen ne seline roze Berisha  22 marsi dita me e rendesishme pas Pavaresise 9 ore me pare ... Koncert festiv ne sheshin Nene Tereza. Festime ne te gjithe vendin Ambasadori i OSBE Dialog mes paleve per te permbushur reformat 9 ore me pare ... Ambasadori i OSBE-se ne Tirane Eugen Wollfarth ka shprehur besimin ... Erion Brace Ne Shqiperi po instalohet Sulltanati i Berishes se Pare 10 ore me pare ... Nuk ndodh kund qe te festohet dita e ardhjes ne ... BE Prezantimi i Kosoves eshte i qarte 13 ore me pare ... Marreveshja per prezantimin e Kosoves ne nismat rajonale eshte e ...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›