E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, zbulohet kura për humbjen e flokëve, brenda 5 viteve do jetë në treg

Foto Daily Mail

Në përgjigje të lutjes së million a meshkujve në botë, shkencëtarë mund të kenë zbuluar rrënjën e rënies së flokëve. Ata kanë zbuluar skalpin që ndalon rritjen e flokëve.

Zbulimi pritet të shmangë rënien e flokëve si edhe të nxisë rritjen e flokut të ri. Zbulimi është bërë nga kërkuesit e Universitetit Pensilvanisë në SHBA. Sipas tyre është proteina PDG2 shkaktare e rënies së flokëve. Nga analizat kërkuesit kanë zbuluar se në zonë e rënies së flokëve kjo proteinë gjendet në një përqindje të herë më të lartë se në zonën ku nuk kanë rënë flokët.

Sipas kërkues brenda pesë viteve rënia e flokëve do të jetë një problem i zgjidhur me anë të pilulave apo kremit që mund të aplikohet në kokë.

Autori i këtij studimi George Cotsarelis shprehet se ilaçi do mund të parandalojë rënien por nuk dihet me siguri nëse do tu zgjidhë punën edhe atyre që tashmë i kanë humbur flokët.

Mendojmë se do të jetë një zgjidhej e mirë për parandalimin e humbjes së flokëve por nuk e dimë me siguri nëse do të funksionoi për rigjenerimin e flokëve të humbur, thotë George Cosarelis.

Deri tani një problem i tillë është zgjidhur me mbulim, paruke apo transplanto flokësh. Ky i fundit është i dhimbshëm dhe shumë i shtrenjtë dhe suksesi është i diskutueshëm. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›