UNMIM nuk merr pësipër zgjedhjet serbe në Kosovë

Farid Zarif
Shefi i UNMIK-ut, Farid Zarif, i është përgjigjur të enjten Beogradit se për shkak të rrethanave në terren, UNMIK-u nuk mund t’i organizojë zgjedhjet lokale në Kosovë, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësja e UNMIK-ut, Tanya Castle.
Qeveria e Serbisë, përmes një letre të dërguar më 21 mars nga ministri serb për Kosovën, Goran Bogdanoviç, drejtuar Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm, Farid Zarif, zyrtarisht i ka kërkuar UNMIK-ut që në përputhje me rezolutën 12 44 ti organizojë zgjedhjet lokale në Kosovë.
Zarif, ka përsëritur në letrën e tij përkushtimin e UNMIK-ut për promovimin e plotë të qeverisjes lokale demokratike në Kosovë.
Serbia do të mbajë zgjedhje të trefishta me 6 maj dhe pretendon që zgjedhjet lokale ti shtrijë edhe në territorin e Kosovës. /F.S/