E Diel, 1 Nëntor 2026

Abdixhiku: Është Kryeministër e nuk e din as rritjen ekonomike të shtetit të vet

Drejtori ekzekutiv i Institutit RIINVEST, analisti Lumir Abdixhiku, i është kundërpërgjigjur kryeministrit Hashim Thaqi duke e kritikuar në rrjetin social facebook, lidhur me deklartën e tij për rritjen ekonomike.
Abdixhiku ka kritikuar kryeministrin Thaqi lidhur me deklaratën që ka dhënë, që Kosova ka rritjen më të lartë ekonomike në rajon rreth 3.9%.

Lumnir Abdixhiku ka bërë thirrje që dikush duhet t’i tregojë Thaqit për problemet ekonomike që po kanoset vendi, që sipas FMN-së dhe BQK-së rritja ekonomike është jo më shumë se 2%.

Abdixhiku një rast të tillë e ka quajtur të turpshëm për dikë në kry të shtetit, pasi që edhe sipas Bankës Botërore. Kosova duhet të ketë rritje prej 10% në vit, nëse veç do të duhet që Kosova në vitin 2013 ta arrijë shtetin e parafundit të Evropës, Shqipërinë.

Lumir Abdixhiku bërë apel që kryeministri Thaqi t’i lë shakatë, sepse për ta mbërritur mesataren Evropiane duhet të kalojnë edhe 70 vjet.

"Thaçi: "Kosova me rritjen ma të lartë ekonomike në rajon, prej 3.9%"

Është Kryeministër e nuk e din as rritjen ekonomike të shtetit të vet; paramendoni sa të komplikuara i duken problemet tjera ekonomike. Le ti tregon dikush allahile se sipas FMN-së e BQK-së rritja ekonomike është vetëm 2% e jo 4% sa thotë ai; e është shumë shumë larg prej 7% të planifikuar në Bullgari. Le ti tregon dikush allahile se marre mos me ditë.

Le ti tregon dikush edhe se sipas Bankës Botërore Kosova duhet të ketë rritje prej 10% në vit për rrafsh 10 vitet e ardhshme, nëse don ta arrijë në 2023 të parafunden e Evropës, Shqipërinë. Le ti tregon dikush se për të arritur mesataren Evropiane me ketë rritem na duhen edhe 70 vjet të tjera. Leni hajgaret!", ka shkruajtur Lumnir Abdixhiku./J.B.//Indeksonline/

 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›