PSG i lë të gjithë në "hije" për Cavanin

Paris Saint Germain është skuadra favorite për të blerë Edinson Cavanin. Napoli ka pranuar një ofertë zyrtare nga skuadra franceze e cila është e vlefshme plot 50 milion funta.
Kjo është oferta e parë e cila e ka vënë në mëdyshje presidentin napolitan, De Laurentis.
PSG tani është vënë si skuadër favorite për të blerë Cavanin, por që sipas mediave franceze blerja e tij mund të afroj largimin e Ibrahimovic./Indeksonline/