Abdixhiku reagon kundër gjuhës fyese së hoxhës

Reagimeve kundër gjuhës fyese së hoxhës Irfan Salihu, që kishin bërë organizatat për mbrojtjen e të drejtave të grave dhe Grupi i Grave Deputete, i është bashkuar edhe analiste Lumir Abdixhiku.
Kërkesa e tij është e njëjtë- distancimi i BIK-ut nga gjuha e tij.
Postimi i Abdixhikut:
Për Hoxhën që i sheh femrat si mall shfrytëzues, mosvet e marre! Zoti ta ktheftë që në emër të tij ndytë besimin e të gjithë neve. Po për gjithë femrat, motrat, gratë e bijat e atyre meshkujve (të paktë) që ndajnë të njëjtin mendim me dersin e tij...GJYNAH. Gjynah me kon kanë punë.
Si besimtar kërkoj nga BIK të na jep të paktën hoxhallarë normal e jo propagandues të tillë të rrezikshëm. Hoxhallarët në fund të fundit duhet të pranohen nga shumica e besimtarëve në Kosovë, e jo të përfaqësojnë rryma ekstreme e denigruese siç përfaqësojnë tani. Në të kundërtën le te formojnë një sekt të veçantë e ti lirojnë objektet fetare të shumicës.
P.S. Për gjithë ata që aktivizohen zakonisht në raste si këto, pa argumente e në mbrojtje kamikaze, Block-Delete veç e kom bo gati. Shfaquni!