“Qeverisja Lokale në Kosovë është në Sprovë”

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (në kuadër të Akademisë për Qeverisje Lokale, të mbështetur nga Fondacioi Gjerman FES dhe Ambasada Norvegjeze, sot organizoi konferencën një ditore ku prezantuan Basri Musmurati, zv/ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Rizvan Sulejmani, ish Ministri i Pushtetit Lokal nga Maqedonia dhe Besnik Tahiri drejtor i Institutit KLGI. Të ftuar po ashtu ishin edhe kryetar të komunave, drejtor të departamenteve, këshilltar të asambleve komunale.
“Në këtë konferencë u trajtuan kriteret për themelimin e komunave të reja dhe u sqarua qasja parimore dhe ndërkombëtare për themelimit të komunave”, thuhet në komunikatën e këtij instituti.
Në njoftim thuhet se Tahiri shpjegoi rëndësinë që ka rregullimi i vetëqeverisjes lokale në Kosovë, “Ndryshimi i kompozicionit të komunave aktuale është proces i cili duhet mbështetur në kritere të qarta dhe të paracaktuara me politika dhe legjislacion vendor, i cili reflekton edhe bazën formale ndërkombëtare si dhe praktikat e mira perëndimore”, thuhet në njoftim./Indeksonline./