E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abdullh Gul, mesazh urimi presidentit të Kosovës

Presidenti i Turqisë, Abdullah Gul i dërgoi një mesazh urimi presidentit të Kosovës, Behxhet Pacolli, me rastin e zgjedhjes së tij në detyrën e re.
 

"Kam bindjen se bashkëpunimi ynë, i cili krahas vëllazërisë dhe miqësisë historike mes vendeve tona, është i rëndësishëm edhe për paqen dhe stabilitetin në Ballkan, me angazhimet tuaja të çmueshme do të zhvillohet edhe më tej", thuhet në mesazhin e presidentit turk.
 

Sipas tij, Turqia do të vazhdojë ta mbështesë orientimin euroatlantik të Kosovës, si dhe pavarësinë e saj dhe integritetin territorial, që është më se i nevojshëm për stabilitetin dhe paqen në rajon.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›