E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI fton partitë politike për reformën zgjedhore

LSI fton partitë politike dhe në veçanti Partinë Socialiste për tu ulur në tryezën e bashkëpunimit, për të filluar sa më parë punën për Reformën Zgjedhore.

LSI thotë se reforma zgjedhore është dhe kërkesa e ndërkombëtarëve prandaj i bën thirrje PS-së t`i përgjigjet pozitivisht kësaj kërkese. Për këtë, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama i drejtohet me një letër, kreut të grupit të PS-së Gramoz Ruci dhe dhe kreut të grupit të PD-së Astrit Patozi.

Më tej, Luan Rama i është drejtuar me nga një letër ambasadorit të SHBA-së, OSBE-së dhe BE-së dhe kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli.
 

LSI fton PS të jetë pjesë e kontributit dhe investimit pozitiv pasi reforma zgjedhore është sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR, dhe e domosdoshme për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›