E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia e Tiranës përzgjedh pesë projektet fituese të Tiranës

Bashkia e Tiranës përzgjedh pesë projektet fituese e planit të qëndrës së Tiranës. Kështu kryetari i Bashkisë dhe njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste u shpreh se Xhamia dhe Muzeu janë të domosdoshme për qytetarët e komunitetin, e sot përfundon një sfidë e hapur për projektin e bashkëjetesës fetare.
 

Ndërkaq, Rama deklaroi se ky konkurs është i një rëndësie të vecantë pasi ka zgjuar dhe një interes ndërkombëtar. Ndërsa 100 studio i janë përgjigjur kërkesës, janë përzgjedhur pesë nga juria ndërkombëtare. Për këtë, kreu i Bashkisë shtoi se kriteret kanë qënë të mëdha, kjo dhe për shkak të pamundësisë financiare dhe për t’iu përshtatur shtratit të traditës së Tiranës, e sakaq për ti përshtatur artit e kulturës bashkëkohore.
 

“Kemi një kryeqytet të shek të ri, të një komuniteti që vuan mungesën e kësaj hapësire të besimit fetar. Mungesën e kësaj xhamie të re që ne jemi të bindur që falë këtyre arkitekteve të ketë praninë e të gjithë vizitorëve. Do të kemi besim se kjo arkitekturë bashkëkohore, do te bëjë që vizitorët të nisen drejte Tiranës për të parë këto vepra” tha Rama.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›