E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abdurrahim Buza vjen me 105 krijime

Piktori i njohur Abdurrahim Buza vjen te publiku shqiptar me 105 krijime, të shfaqura në një ekspozitë të veçantë. Pikturat kanë qenë të pashfaqura më parë, dhe trajtojnë një tematikë të larmishme, me bazë njerëzore.
 

Ekspozita u shfaq nën kujdesin e djalit të piktorit Buza, Kujtim Buza, i cili na tregon dhe disa detaje nga jeta dhe vepra e babait, të njohur dhe vlerësuar për mënyrën mjeshtërore të pikturimit.
 

Abdurrahim Buza është një nga piktorët më të njohur, që ka punuar dhe me mjeshtra të tjerë të penelit, si Odise Paskalin. Piktura të tjera të tij, do të shfaqen për artedashësit së shpejti.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›