E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abetarja mbarekombetare edhe ne Luginen e Presheves

Abetarja mbarëkombëtare do të përdoret edhe nga fëmijët në Luginen e Preshevës.
Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj bën të ditur se që vitin e ardhshëm nxënësit atje do të mësojnë abc me të njëjtin tekst si në Shqipëri dhe Kosovë.

Pas abetares do të jenë tekstet e Gjuhës Shqipe dhe Historisë ato që do të jenë të njëjta si në Kosovë edhe në Shqipëri. Konkretizimi i kësaj nisme do të mundësohet nga një komision ekspertësh nga të dy vendet.

Por shqiptarët e Diasporës nuk do ta mësojne gjuhën amë vetëm përmes teksteve të shkruara.

Ministri i Arsimit shprehet optimist për arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë për njohjen e diplomave të rinjve të Luginës së Presheves që kanë përfunduar studimet në Univesitetet e Tiranës dhe Kosovës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›