E Shtunë, 31 Tetor 2026

Porto-Romano automjeti perplas per vdekje 6 vjecarin

Një aksident me pasojë vdekjen e një fëmije u regjistrua në aksin rrugor Spitallë-Porto Romano.
Viktima e këtij është 6- vjecari Ervin Shehu banor i zonës. Dëshmitarët kanë treguar se fëmija sapo kishte dalë nga shkolla kur është aksidentuar nga automjeti tip Mitsubishi me targa të Tiranës 9272 L, me drejtues Redi Theodhori 57 vjec.
Ndonëse ndihma ka qenë e menjëhershme, fëmija ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit.
Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit dhe po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›