E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Abissnet Superiore”, Egnatia fiton në Shkodër dhe merr kryesimin e kampionatit

TIRANË, 26 janar /ATSH/ Kampionati “Abissnet Superiore” uli të dielën siparin e javës së 22-të me dy ndeshjet e fundit, AF Elbasani – Laçi dhe Vllaznia – Egnatia.

Në stadiumin “Loro Boriçi”, Egnatia mundi Vllazninë 2-0. Rrogozhinasit shënuan nga një gol për çdo pjesë dhe u ngjitën në vendin e parë të kampionatit me 39 pikë.

Laçi mundi AF Elbasanin në stadiumin “Elbasan Arena” 2-1. Kurbinasit zhvilluan një ndeshje të mirë dhe morën tri pikë shumë të rëndësishme.

Tirana u rikthye te fitorja në kampionat pasi mposhti Bylisin në “Adush Muça” me rezultatin e thellë 3-0.

Një triumf shumë të rëndësishëm arriti edhe Skënderbeu në shtëpi, pasi mposhti Teutën 2-1.

Ndeshja Partizani – Dinamo City u mbyll në barazim 1-1.

1 nga 2

/r.e/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›