E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Abissnet Superiore”, derbi Tirana-Partizani kryefjala e javës së 15-të

TIRANË, 27 nëntor /ATSH/ Derbi Tirana-Partizani është kryefjala e javës së 15-të e kampionatit “Abissnet Superiore”. Sfida mes dy skuadrave të kryeqytetit do të luhet të dielën e 1 dhjetorit, në stadiumin “Arena Kombëtare” në ora 19:00 dhe do të jetë sfida përmbyllëse e kësaj jave. Sakaq, java e 15-të do të hapet me ndeshjen Bylis – Vllaznia, që do të luhet në stadiumin e Ballshit më 29 nëntor në ora 13:30. Të shtunën do të zhvillohen tre sfidat e tjera të javës. Laçi – Skënderbeu dhe Egnatia – AF Elbasani do të luhen në ora 13:30, ndërsa në 16:30, Dinamo City do të përballet me durrsakët e Teutës. Java do të mbyllet me duelin më të rëndësishëm, Tirana – Partizani, që do të luhet të dielën e 1 dhjetorit dhe do të startojë në ora 19:00.

Abissnet Superiore – Java 15

Bylis – Vllaznia                                        29.11.2024               13:30

Laçi – Skënderbeu                                   30.11.2024               13:30

Egnatia – AF Elbasani                              30.11.2024               13:30

Dinamo City – Teuta                               30.11.2024                16:30

Tirana – Partizani                                   01.12.2024                 19:00

/j.p/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›