Abissnet Superiore në RTSH/ Dinamo abonohet me “Air Albanian”, edhe Vorën e pret aty

Kanë mbetur edhe dy ndeshjet e fundit të 2025-ës nga Abissnet Superiore, që transmetohet direkt në RTSH. Në datat 19 dhe 20 luhen 5 sfidat e javës së 17-të, dy prej tyre në kryeqytet.
Dinamo City do të luajë sërish në stadiumin “Air Albania”. Blutë do të presin Vorën ditën e premte dhe kanë zgjedhur stadiumin më të mirë në vend. Së fundi skuadra e trajnerit Ilir Daja u mund në këtë impiant nga Egnatia, ndërsa më parë ka mundur Tiranën dhe ka barazuar me Elbasanin.
Po në këtë stadium Dinamo City do të luajë edhe finalen e Superkupës së Shqipërisë kundër Egnatias më datë 28 dhjetor.
Në këtë sprint final të 2025-ës, 18 herë kampionët e vendit do të luajë dy ndeshje në “AiR Albania” dhe një ndeshje me Partizanin në fushën e këtij të fundit.