Abissnet Superiore në RTSH/ Egnatia lajmëron rinovimin me Aleksin

Albano Aleksi do të vazhdojë të jetë pjesë e ekipit kampion të Shqipërisë! Vetëm pak çaste më parë klubi, nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale, ka bërë me dije se mesfushori ka firmosur një akord të ri.
Për momentin nuk dihen detajet ekonomike të akordit të ri, por Egnatia ka bërë me dije se kontrata e re e mban Aleksin në Rrogozhinë për tri vitet e ardhshme.