E Martë, 3 Nëntor 2026

“Abissnet Superiore” play out, Tirana – Pogradeci do të luhet më 4 maj në “Elbasan Arena”

TIRANË, 2 maj /ATSH/ Ndeshja finale e play out-it mes Tiranës dhe Pogradecit do të zhvillohet më 4 maj në stadiumin “Elbasan Arena”, në orën 18:00.

Ky takim do të përcaktojë skuadrën që do të luajë në kampionatin “Abissnet Superiore” për edicionin e ardhshëm futbollistik.

Tirana e mbylli kampionatin në vendin e tetë pas 36 javësh garë, ndërsa Pogradeci arriti në fazën play out pasi mposhti fillimisht Burrelin me rezultatin 1-0 dhe më pas kaloi Besën, gjithashtu me fitoren 1-0.

/r.e/a.f/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›