E Martë, 3 Nëntor 2026

Fitoi dy medalje në Europian, Manastirliu pret Ramadanin: Vijon mbështetja për sportistët elitarë

TIRANË, 2 maj/ATSH/ Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu priti sot në një takim peshëngritësin Kristi Ramadani.

Në një postim në rrjetet sociale Manastirliu ndau foto nga takimi me Ramadanin.

“Prita me kënaqësi sportistin e talentuar Kristi Ramadani, që fitoi dy medalje të bronzta në Kampionatin Europian të Peshëngritjes, duke vijuar sukseset e tij individuale, por edhe traditën e mirë të peshëngritjes shqiptare”, theksoi Manastriliu.

Ministrja Manastirliu bëri të ditur se “do të vijojmë të mbështesim sportistët tanë elitarë, që na bëjnë krenarë me arritjet e tyre në arenën ndërkombëtare”.

Peshëngritësi Kristi Ramadani i ka sjellë Shqipërisë dy medalje nga kampionati evropian. 25-vjeçari u ngjit në podium në stilin e shtytjes dhe në dygarësh, duke rrëmbyer medaljet e bronzta në kategorinë 81 kilogramë.

Ramadani vitin e kaluar në Sofje (Bullgari) u shpall nënkampion i Evropës me dy medalje argjendi, në shtytje dhe dygarësh.

1 nga 6

/k.s/r.e/a.f/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›