E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abonentët debitorë në Korcë, CEZ Shpërndarje aksion për ndërprerjen e energjisë

KORCË- CEZ Shpërndarje ka vijuar aksionin për ndërprerjen e energjisë tek abonentët debitorë në qarkun e Korcës. Korca konsiderohet si qarku me më pak debitorë, ndaj kompanisë së Shpërndarjes së energjisë elektrike.

Drejtori i faturimeve Erjon Zeneli, krahas kësaj bën të ditur se ka kryer edhe verifikime për tu ofruar qytetarëve shërbime më të mira.

"Ia vlen të përmendet që drejtoria rajonale Korcë është një nga drejtoritë më të mira në arritjen e rezultateve dhe treguesve të performancës. Vetëm në muajin korrik këto rezultate në këtë kompani kanë qënë me një realizim në treguesin e arketimeve për abonentët familjarë, 99%, për provatët 103%. Ndërsa në total drejtoria rajonalee Korcës për muajin korrik ka rezultate për treguesin e arkëtimeve në masën 98%, tregues këto që vazhdojnë. Sic e patë edhe vetë ne jemi duke operuar me të gjithë abonentët. Po punojmë si me abonentët familjarë dhe me të tjerë. Edhe në Pogradec kemi bërë 250 ndërprerje për abonentët privatë”, tha Zeneli.

Vlera e debisë në qarkun e Korcës ndaj kompanisë së Shpërndarjes së energjisë arrin në 808 milionë lekë, por që në rang vendi mbetet një shifër relativisht e ulët krahasuar me qarqet e tjera.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›