“Përmeti”, eurodeputeti grek ngre çështjen në KE
Ngjarjet e Përmetit janë bërë temë edhe në mbledhjen e fundit të Komisionit Evropian.
Deputeti grek i partisë “Demokracia e Re”, Jorgos Kumutsakos bëri pyetje rreth ngjarjeve, duke dëshmuar për atë që e quajti "dhunë kundër klerit e besimtarëve, vandalizëm dhe akte sakrilegji në Kishën e shenjtë të Virgjëreshës Mari, në Përmet”.
Në pyetjen e tij, eurodeputeti i djathtë i kërkoi Komisionit Evropian për t'u përgjigjur nëse ka qenë i informuar nga të dyja palët, qeveria shqiptare dhe Kisha Ortodokse e Shqipërisë për ngjarjet, nëse i dënon këto veprime dhe nëse synon t’i përfshijë ato në raportin vjetor mbi progresin e Shqipërisë për integrimin në BE.
Ngjarja në Përmet është dënuar edhe nga “E majta demokratike greke”, DIMAR e cila vë në dukje se nga incidente të tilla nuk përfiton as perspektiva evropiane të Shqipërisë dhe as marrëdhëniet greko-shqiptare. "Qeveria shqiptare duhet të kuptojë se fanatizmi nacionalist në rritje dhe shkelja e të drejtave të njeriut dhe atyre fetare nuk sjellin përfitim as për perspektivën evropiane as në marrëdhëniet greko-shqiptare", thuhet në njoftimin e DIMAR.
DIMAR kërkon gjithashtu ndëshkimin e protagonistëve të episodeve, që sipas kësaj force politike, është minimumi që mund të bëhet për të rivendosur të drejtën dhe për t’i paraprirë përshkallëzimit të situatës.
(Balkanweb)