Ngjarjet në Përmet, Berisha censuron deklaratën e vet

Brenda pak orësh, kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ndryshon deklaratën e tij mbi ngjarjet në Përmet.
Pas reagimit zyrtar për ngjarjet në fjalë, me anë të një deklarate të publikuar nga zyra e shtypit pranë kryeministrisë, kryeministri në detyrë Sali Berisha postoi edhe në profilin e tij në Facebook qëndrimin mbi këtë cështje, por aty të mungonte pjesa ku ai denonconte ndërhyrjet e Athinës në punët e brendshme të Shqipërisë.
Në facebook Berisha shkruan ndër të tjera se “Zbatimi i vendimeve te gjykatave eshte themeli i funksionimit te shtetit ligjor, por skenat e rrembimit te objekteve te shenjta nga permbarimi gjate ekzekutimit te vendimit rikthyen ne kujtese pamje te kohes se barbarise hoxhiste mbi institucionet e kultit”.
Më tej kryeministri vlereson dialogun e nisur midis autoriteteve te bashkise dhe kishes ne Permet per zgjidhjen e problemit dhe thekson se i ka kerkuar Kryetarit te Komitetit te Kulteve te bashkepunoje me palet per nje zgjidhje perfundimtare jashte te gjitha abuziviteteve dhe praktikave ateiste.
Pikërisht këtu përfundon postimi i tij, ku është hequr paragrafi në të cilin thuhej: “Kryeministri konsideron të papranueshme dhe ndërhyrje absurde në punët e brendshme të Shqipërisë deklaratën e autoriteteve greke. Shqiperia i ka të gjitha mundësitë dhe mjetet ligjore për garantimin e shtetit të së drejtës, veprimtarisë normale të institucioneve të vendit dhe atyre të huaja si dhe për t’iu përgjigjur shkelësve të rendit dhe provokimeve të cdo lloji.”
(a.j/Balkanweb)