E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abonete, Keshilli Bashkiak sulm bashkise

Heshtjen e Bashkise se Tiranes ne lidhje me krizen ne transportin urban, e kane thyer perfaqesuesit e LSI-se ne Keshillin Bashkiak, te cilet kerkuan dje zgjidhjen e problemit. Zedhenesi i grupit te kesaj levizjeje ne Keshillin Bashkiak, Petrit Vargu, ka kerkuar dje sqarime per destinacionin e 1,4 milione eurove, te cilat bashkia i ka perfituar si fond te posacem per transportin.

Reagimi

Sipas anetarit te Keshillit Bashkiak te Tiranes, Petrit Vargu, qytetaret e Tiranes rrezikojne jo vetem qe te mbeten pa transport ne kryeqytet, por te mos kene as elementet baze qe kane qytetaret kudo ne Evropen Lindore. Behet fjale per uljen e kostos se transportit nepermjet aboneve dhe lehtesite qe duhet te kene shtresat ne nevoje. Per kete gjendje, perfaqesuesit e LSI-se ne Keshill bene me faj qeverine dhe Bashkine e Tiranes. "Ministria e Transportit prej me se 7 muajsh sorollat shoqaten e transportit urban, duke i thene se po pergatisim draftin qe do rregulloje marredhenien ndermjet kesaj shoqate dhe banoreve te Tiranes", tha Vargu. Ai ka theksuar se rritja e taksave, rritja e cmimit te naftes dhe lubrifikanteve, trefishimi i sigurimeve shendetesore e kane bere te pasuportueshme situaten e transportuesve private te kryeqytetit. Ne kete menyre, anetari Petrit Vargu ka kerkuar zgjidhje te menjehershme te problemit, sepse gjendja sa vjen e rendohet, dhe kjo jo per faj te qytetareve.

Subvencionimi

Me pas, anetari i Keshillit Bashkiak ka kerkuar qe Bashkia e Tiranes te mos i beje presion kesaj shoqate se, nese ata do te bejne greve ose grumbullime para bashkise, do t'u hiqet licenca. "Bashkia duhet te zgjidhe ne menyre urgjente mosmarreveshjen me shoqaten ne menyre qe te kthehet normalizimin i transportin ne kryeqytet", kerkoi Vargu ne emer te grupit te LSI-se, ne Keshillin Bashkiak te Tiranes. Gjithashtu, sipas ketij grupi, bashkia duhet te zgjidhe problemin e qarkullimit te shtresave ne nevoje, si: studentet, pensionistet dhe te papunet. Nje gje e tille, sipas anetarit Petrit Vargu, mund te behet duke perdorur nje pjese te grantit prej 1,4 milione euro, qe ka marre nga qeveria qendrore dhe qe nuk eshte i qarte destinacioni i tyre. Ne kete menyre, sipas Vargut, duke iu bashkuar me shuma te konsiderueshme qe mund te akordoje Ministria e Arsimit, e Mbrojtjes dhe e ajo e Punes, zgjidhet problemi i shtresave ne nevoje ne kryeqytetin tone. "Nese Bashkia nuk di ta organizoje kete pune, le te marre eksperience nga subvencionet qe bejne disa bashki te tjera ne Shqiperi, si ajo e Durresit, Elbasanit, madje dhe edhe e Kamzes", ironizoi anetari i Keshillit Bashkiak, Petrit Vargu, ne emer te grupit te LSI-se. Sipas tij, bashkia ne cdo moment duhet te kujtoje se ne voten e 18 shkurtit ka influencuar ne menyre drastike ajo pjese e se majtes, qe asnjehere nuk do te harroje djersen e pensionisteve qe kane ndertuar Shqiperine, si dhe te studenteve, qe do ta cojne me perpara ate. Dy dite me pare, Shoqata Kombetare e Transportit Qytetes paralajmeroi se duke filluar nga data 1 maj, nuk do te nxjerre ne qarkullim asnje abone. Gjithashtu, drejtuesit e kesaj shoqate njoftuan se do te dalin ne aktivitet me gjysmen e kapacitetit te urbaneve. Nga ana tjeter, nje lajm qe ka merzitur nje kategori te madhe te qytetareve eshte edhe mosnjohja e asnje deshmie apo karte invaliditeti, apo e ndonje lloji tjeter. Nje gje e tille ka sjelle mjaft reagime, sidomos nga shtresat ne nevoje te popullsise. Shkak per katoi vendime eshte bere rritja e kostos se sherbimit si dhe mungesa e financimit apo subvencionimit nga shteti.

Eduard Shalsi: "S'mund te nxjerrim leke nga fondi"

Pas akuzave dhe kerkesave te zedhenesit te grupit te LSI-se ne Keshillin Bashkiak te Tiranes, Petrit Vargu, ka reaguar zv. kryetari i Bashkise se Tiranes, Eduard Shalsi. Duke e quajtur Vargun "Zoteri te nderuar", Shalsi tha se ai ka disa kohe qe ka sjelle ne Keshillin Bashkiak mllefin karakteristik te politikes se vjeter. "Shprehim keqardhjen per rreshqitjet e tij nen nivelin logjik dhe etik, teksa perpiqet te flase ne emer te popullit", u shpreh Shalsi. Me pas, ai eshte shprehur se qeveria duhet te nxjerre vendimet perkatese sipas ligjit, nderkohe qe bashkia s'mund te nxjerre asnje qindarke nga granti, po sipas ligjit. "Pra, kjo eshte thjesht paqartesi, padije dhe mungese e theksuar deshire nga ky zoteri per t'u informuar", perfundoi Shalsi.

Procedurat burokratike, shkak per kaosin

Procedurat burokratike ne marrjen e vendimit per rritjen e cmimit te biletave dhe aboneve per transportin urban jane shkaku per kaosin qe pritet te mbertheje qytetaret e Tiranes. Burime nga Ministria e Transporteve ben te ditur dje, se kompetencat per te plotesuar kerkesat e shoqates se transportit urban i ka bashkia e Tiranes, pasi vete kjo e fundit i ka kerkuar t'i marre ato pas takimeve qe kane zhvilluar palet. Nga ana tjeter qeveria duhet te kishte miratuar, tarifat e reja te transportit qe prej dy muajsh dhe keto vonesave kane bere bere qe situata te precipitoje. Nderkohe, MPPTT-ja nuk jep asnje afat zyrtar se kur mund te kaloje vendimi ne qeveri ne menyre qe transporti urban te funksionoje normalisht.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›