NATO po e shndërron Shqipërinë në adresën e sigurtë të investimeve të huaja
Marrja e ftëses për anëtarësim në NATO jo vetëm që ka çelur rrugën e anëtarësimit të shpejtë edhe në Bashkimin Europian, por po e shndërron Shqipërisë në një vend mjaft tërheqës për investitorët e huaj. Kështu ka deklaruar dje Liam Bailey, drejtori i “David Stanley Redfern”, një nga kompanitë më të njohuar në Britaninë e Madhe për ekspertizën e investimeve në pronat e paluajtshme. “Marrja e ftesës për anëtarësim në NATO, përbën një hap madhor për integrimin e Shqipërisë në Evropë si dhe një pikë kyçe në rrugën e saj drejt anëtarësimit me të drejta të plota në Bashkimin Evropian. Edhe pse Shqipërisë i takon që të punojë ende për të arritur këtë objektiv, ftesa dëshmon se hapat e ndërmarra deri tani kanë qenë në drejtimin e duhur. Për më tepër në vend ekziston një vullnet i qartë për të bërë çdo gjë që është e mundur për të fituar anëtarësimin në BE sa më shpejt që të jetë e mundur” - thotë Bailey. Siaps këtij të fundit, rritja impresionues ekonomike dhe perspektiva që ofron NATO dhe Bashkimi Europian e kanë shndërruar Shqipërinë në vendin më të favoruiar për investime e huaja në pronat të paluajtshme. “Në 2-3 vitet e fundit, Shqipëria ka lënë prapa krahëve tensioned politike dhe etnike dhe ka filluar që të njohë një rritje solide ekonomike, mesatarisht 8 përqind e Prodhimit të Brendshëm Kombërtar. Unë personalisht bësoj, duke vëzhguar edhe vende të tjera në rajon si Bullgaria dhe Mali i Zi, se në Shqipëri po çelet era e një bumi investimesh të huaja, të cilat do i imponojnë qeverisë dhe mbarë shqiptarëve ndërmarrjen e masave të nevojshme për ti dhënë njëherfë e mirë fund tensionit për të mirën e të gjithëve. Shqipëria po rritet ekonomikisht edhe në sajë të përpjekjeve të veta megjithatë grantet dhe kreditë e BE-së padyshim që ndihmojnë në përgatitjen e vendit për përmbylljen e proceseve integruese që vetëm gjenerojnë më tej një rritje të mëtejshme ekonomike”- shpehet Bailey. Drejtori “David Stanley Redfern”, vijon më tej duke u shprehur se rruga ende e gjatë dhe puna që duhet kryer për tiu bashkuar BE-së, ëprbën aktualisht një factor favorizues për investitorët e huaj për shkak se pronat që tani shiten me çmime të ulëta, do të rriten ndjeshëm përgjatë periudhës kur monedha e përbashkët evropiane Euro do të hyjë në qarkullim zyrtar në vend. “Kjo e shndërron Shqipërinë në destinacion të sigurtë madje edhe përballë ndryshime që imponon ekonomia globale”.