Ndoka e Bushati konfirmojnë ndasitë ideologjike në radhët e PDK-së
Kreun demokristian, Nard Ndoka ka reaguar me anë të nënkryetarit të partisë së vet, Sokol Frrokut, ndaj akuzave të përsërituara të një pjese të lidershipit të partisë. Sipas Frrokut Partia Demokristiane ka kryetarin legjitim dhe ky është zoti Nard Ndoka. “PDK ka një kryesi legjitime e zgjedhur dhe e votuar, e cila vazhdon të jetë në detyrë. Ditën e premten do të mblidhet Këshilli Kombëtar i PDK-së për t’i dhënë, sipas tij, përgjigjen më të merituar spekulantëve politikë” - theksoi Frroku. Ndërkohë, ai bëri prezent një vendim të Gjykatës së Faktit të Tiranës, përmes së cilës në këtë gjykatë është krijuar një parti e re politike me kryetar zotin Pashk Ujka dhe Sekretar të Përgjithshëm, z.Zef Bushatin. Sipas tij, edhe deputeti Nikollë Lesi, siç e ka bërë dhe vetë publike, ka krijuar një parti tjetër rivale me PDK. “Nuk kemi lejuar dhe nuk do të lejojmë që këta individë, të cilët janë tashmë drejtues të partive të tjera politike të spekulojnë dhe të krijojnë situate aspak serioze në jetën e brendshme të PDK-së” - u shpreh ai. Ndërkaq Frroku sqaroi opinionin publik lidhur me mbledhjen e pardjeshme në Hotel Tirana, se asnjë nga këta persona nuk janë anëtarë të Kryesisë së PDK-së. “I vetmi anëtar kryesie legjitim dhe i pranishëm në atë takim, i cili ishte thjesht një shoë mediatik, ka qenë z. Anton Gurakuqi, tha më tej z. Frroku, duke bërë të ditur se PDK-ja ka depozituar ndaj z. Gurakuqi një kallëzim penal pranë Prokurorisë së Tiranës, për përdorim jashtë çdo norme ligjore dhe etike simbolet e PDK-së për interesat e tij personale” - përfundoi nënkryeatari demokristian.
Gurakuqi: Ndoka e mbushi PDK-në me majtistë nga partia e Milos dhe Metës/Kundërshtarët e kryedemokristianit Nard Ndoka në parti kanë insistuar edhe dje në largimin e tij nga drejtimi i PDK-së, duke akuzuar ministrin aktual të Shëndetësisë edhe për abuzime me fondet publike. Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Anton Gurakuqi dhe zëdhënësi i Shtypit i kësaj Partie, Andi Krroqi nëpërmjet një konference per shtyp ritheksuan dje se Kryesia e Partisë Demokristiane, nuk e njeh më zotin Ndoka si kryetarin e saj. Sipas tyre deklarimet e bëra një ditë më parë nga Ndoka, për mbledhjen e “një të ashtuquajturi Këshill Kombëtar të cilin ne nuk e njohim, ku do të marrin pjesë 60 drejtorë dhe punonjës të tyre, por që realisht janë marrë nga kontigjente të partive të majta të partisë Demokracia Sociale e Paskal Milo-s, dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim të Ilir Metës, konsiderohen nga ana jonë, abuzim me postin zyrtar”. ”Kryesia e PDK-së, i ka bërë thirrje zotit Ndoka të mos dalë më në media, por të gjejë kurajon për të marrë pjesë në Kongresin e madh të datës 10 Maj, ku të japë llogari për drejtimin abuziv të partisë, si dhe për mungesën e transparencës së përdorimit të 210 milion lekëve të fondeve, marrë nga buxheti i shtetit gjatë dy viteve, kohë kjo kur Ndoka ka drejtuar
PDK-në. Edhe ish-kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokristiane, Pashk Ujka deklaroi se sipas statutit të partisë po organizohet thirrja e Kongresit të PDK-së, në
datën 10 maj, ku do të zgjidhet kryetari i ri i kësaj force politike. Duke i konsideruar si “diversion mediatik”, deklaratat e fundit të kreut të PDK-së, Nard Ndoka lidhur me zhvillimet e fundit brenda partisë, Ujka u shpreh se PDK e ka akuzuar Ndokën dhe ai ka përgjegjësinë t'i përgjigjet më parë partisë. “Grupi parlamentar gjithashtu është në një moment shpërbërje dhe nuk po funksionon më, për arsye se zoti Ndoka nuk i ka më numrat e nevojshme të grupit për ta mbajtur në funksion këtë grup parlamentar sipas rregullores së parlamentit. Grupe të caktuara po sajojnë probleme vetëm që ta shtyjnë sa më shumë kohën e të qëndruarit në krye të PDK-së, ndërkohë që zoti Ndoka duhet të japë përgjigje për akuzat që i janë bërë, jo në media por para PDK-së. Zotit Ndoka duhet t'i mbesë pak moral që t'i bindet partisë dhe grupit parlamentar të japë dorëheqjen dhe të kthehet si deputet i thjeshtë, si dhe të punojë për bashkimin e PDK-së dhe të maxhorancës në përgjithësi. PDK ka një statut dhe në bazë të statutit po organizon thirrjen e Kongresit të saj në datën 10 maj, ku do të zgjedhë kryetarin e ri të saj”- deklaroi zoti Ujka, duke mohuar çdo lloj ambicie për të kandiduar për kreun e PDK-së. Prej disa ditësh në selinë e demokristianëve janë vënë re çarjet që kanë nisur midis krerëve të kësaj force politike dhe antarëve të saj, të cilët nuk po bien dakord në lidhje me interesat e brendshme të kësaj partie. Një pjesë e tyre kërkojnë qëndrimin e zotit Ndoka në krye të partisë, ndërsa një pjesë tjetër, kanë dalë kundra dhe kërkojnë domosdoshmërisht largimin e tij nga ky post.