Abortet te privatet, Pipero: Vetem klinikat me shtreter
Ministra e Shendetesise tashme ka gati rregulloren e re, e cila nuk lejon kryerjen e aborteve ne te gjitha klinikat private dhe ato gjinekologjike. Sipas kesaj rregulloreje ne klinikat pa shtreter nuk do te kryhen me aborte. Vendimi i fundit i Ministrise se Shendetesise hyn ne fuqi ne fillim te vitit 2013. Edhe ne klinikat private, ku deri tani jane realizuar aborte do te perjashtohet kryerja e ketij sherbimi. Ky vendim do te pershkruhet dhe ne licencat e tyre, te cilat priten te rinovohen ne janar. “Eshte e ndaluar cdo nderhyrje invazive jashte institucioneve me shtreter, qofshin keto publike apo private. Aborti vullnetar do te behet vetem ne spitale. Ligji i meparshem e ka lejuar, klinikat kane qene te licencuara. Gradualisht afati i licencimit te tyre ka perfunduar. Ne janar perfundojne dhe tre kater te fundit. Ju garantoj qe ne asnje klinike nuk do te kete me nderhyrje invazive, sic eshte aborti", tha Pellumb Pipero, Drejtor i Politikave, ne MSH. Ky ndryshim sipas drejtuesve te Ministrise se Shendetesise eshte i nevojshem, pasi nenat duhet t’i kryejne abortet ne kushte sa me te mira. Vec kesaj nje tjeter arsye eshte dhe nderprerja e rruges se aborteve selektive, pasi vitet e fundit ne Shqiperi ky fenomen eshte shume evident. Nderkohe ne studimin me te fundit te realizuar nga Zyra per Popullsine ne Kombet e Bashkuara parashikon se aborti selektiv do ta cojne shoqerine shqiptare drejt nje dominance mashkullore pas 20 vjetesh. Aktualisht sipas tij, per 100 femra, lindin 112 meshkuj. Edhe regjistrimi i fundit i popullsise tregon qe popullsia nen 5 vjec eshte 110.2 meshkuj per 100 femra. Ekspertet e ngrene me shqetesim nje gje te tille, duke nxjerre si shkak kryesor perzgjedhjen selektive te seksit te bebeve, duke preferuar meshkujt e duke abortuar bebet vajza. Nese do te vazhdohet me keto ritme, pritet qe ne 20 vitet e ardhshme te kemi mbi 11 per qind meshkuj me shume se femra. Keshtu, Shqiperia pas 18 vjetesh do te jete ne krize per femra dhe kjo per shkak te permbysjes se raportit te lindjeve mes dy gjinive. Ndryshe nga sa ka qene raporti normal per dominimin e femrave ndaj meshkujve, sipas studimeve te kryera tashme po dominojne meshkujt. Sipas studimeve Shqiperia konsiderohet nder vendet me numrin e aborteve me te larte. Sipas studimeve te kryera nga USIAD perllogariten 230 aborte ne 1000 lindje te gjalla, nderkohe qe ne vende te tjera te Evropes, perllogariten vetem 28 ne 1000 lindje. Shqiptaret mbeten ende ne metodat tradicionale per te shmangur shtatzenite e paplanifikuara. Kjo jo vetem nga mosinformimi per metodat moderne, sic eshte kontracepsioni, por edhe per shkak se shpesh mjeket gjinekologe u kerkojne vizita te shumta ekografike pacienteve, duke rritur koston.