Tkurrjet e blerjeve gjate 2012

As shitjet e fundvitit nuk e shpëtuan xhiron e reduktuar të tregtarëve shqiptarë. Duket se viti 2012 ka qenë më i vështiri i të gjithë kohërave për shitësit e kryeqytetit, të cilët nuk kanë fituar as gjysmën e asaj që kishin planifikuar.
Edi, tregtari i mobiljeve që prej 12 vjetësh në një prej tregjeve kryesore të kryeqytetit shpreson që gjendja të ndryshojë këtë vit.
Sipas Edit, të gjithë shpresuan në datën 20 dhjetor, duke shtuar disi edhe furnizimet, por blerjet mbetën tepër të ulëta.
Edhe tregtarët e tjerë, që i shmangen kamerës tregojnë se shumë produkte u kanë ndelur stoqe dhe se janë të zhgënjyer nga mungesa e blerjeve.
Kurse, qytetarët konfirmojnë prirjen e tyre për të konsumuar sa më pakpak.
Ekspertët tregojnë se festat kombëtare përgjithësisht kanë një ndikim në shit-blerjet e fundit të vitit duke ndikuar indirekt edhe në rritjen e prodhimit kombëtar. Por ajo që është konfirmuar tashmë nga Banka e Shqipërisë, është më se e dukshme: Shqiptarët kanë tkurruar konsumin, duke u prirur të kursjenë sa më shumë.