Aborti, u hiqet e drejta klinikave private, për arsye sigurie
TIRANË- Duke filluar që nga marsi i vitit 2012 ndërprerjet e shtatzënisë do të kryhen vetëm nga spitalet private të liçensuara me shtretër.
Sipas specialistes të Institutit të Shëndetit Publik Alba Merdani, është Qendra Kombëtare e Liçensimit e cila do të liçensojë spitalet private që kanë shtretër për të kryer ndërprerje shtatzënie.
Kjo masë merret për arsye sigurie, në rast se gjatë procedurave të abortit mund të lindin komplikacione për gratë që bëjnë ndërprerjen e shtatzënisë.
Vendimi i Këshillit të Ministrave ka hyrë në fuqi që në vitin 2009, por meqenëse shumë klinika në atë kohë e kishin marrë më parë liçensën nuk mund të bëhej anulimi i saj.
(Shkrimi sot në Gazeta Shqiptare)
(el.me/BalkanWeb)